Të fundit

Gurkat me thika të lakuara përsëri në Kosovë, serbët në panik

Forcat e KFOR-it në Kosovë janë përforcuar nga Batalioni i Parë Mbretëror i Gurkhave, një njësi elitare e Ushtrisë Britanike, e cila siç u kumtua, arriti për një stërvitje luftarake për pengimin e trazirave, e cila, rastësisht ose jo, përputhet me tensionet e fundit në Jarinjë dhe Bërnjak, shkruan gazeta sebe Politika, transmeton Paparaci.com.

Sipas pretendimeve të kësaj gazete, në Kosovë kanë arritur gjithsej 485 ushtarë britanikë, kryesisht Gurkha.

Titulli zyrtar i arritjes së tyre në Kosovë është stërvitja OPREH (OPREH – “Operational Rehearsal” – Provë Operative), e cila në fakt është një provë operative e pozicionimit të tyre të shpejtë në rast krize në këtë rajon. Gjegjësisht, njësia e përmendur është si rezervë strategjike e cila është praktikisht  në një lloj kujdestarie, në gatishmëri, që zgjat për një vit, që nëse është e nevojshme, të zhvendoset shpejt nga baza e saj në Folkestone në Britaninë e Madhe në Kosovë.

Edhe pse ushtrime të ngjashme të KFOR-it mbahen rregullisht, është e pamundur të mos vërehet momenti aktual në lidhje me krizën e sapo përfunduar në vendkalimet kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut drejt Serbisë.

Atëbotë është rritur prania i ushtrisë serbe në afërsi të veriut të Kosovës, ndërsa nga Beogradi janë shprehur kërcënime të qarta se do të reagojnë “në rast të cenimit të serbëve të Kosovës”.

Sidoqë të jetë, Gurkhat përsëri gjenden në Kosovë, ku u vendosën për herë të parë në qershor të vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, kur forcat e KFOR -it hynë në Kosovë, pas fitores së NATO-s ndaj  forcave të RF të Jugosllavisë së atëhershme.

Këtë herë, Gurkhat sollën me vete pajisje për të shtypur trazirat në rrugë, e cila është një detyrë atipike për këtë njësi, e cila përbëhet nga anëtarët e popullit himalaian nga Nepali, të cilët njihen në të gjithë botën si ushtarë trima dhe të disiplinuar, besnikë ndaj kurorës Britanike dhe simboli i tyre i njohur është një thikë e lakuar e quajtur Kukri. Ata kanë shkuar me ushtrinë britanike në shumë pjesë të botës, përfshirë edhe Kosovën.

“Për serbët në Kosovë dhe shtetin e Serbisë, është shqetësuese që Gurkhat erdhën në Kosovë me pajisje për parandalimin e demonstratave në rrugë”, ka thënë nënkolonel në pension i Shërbimit ushtarak serb të inteligjencë (KOS) Luban Karan për “Politika”.

“Nëse ato njësi do të përdoren për të parandaluar ndonjë protestë të mundshme nga serbët, unë dyshoj se ato do të ishin objektive dhe është e mundur që ata të përdorin forcë kundër popullatës serbe në veri”, pretendon Karan.

Ai shton se “qeveria e Kosovës pritet të organizojë veprime ushtarake që synojnë burimet dhe sistemet e energjisë në veri”.

“Kjo mund të jetë një mundësi që shqiptarët e Kosovës të shkojnë në veri ushtarakisht dhe që populli’serb të protestojë. Neve na përgjigjet që KFOR është aty të pengoj trazirat, por me kusht që t’i mbrojnë serbët”, ka thënjë Karan.

Ai konfirmon se Gurkhat janë njësitet më elitare britanike, sepse ata janë luftëtarë të lindur, prandaj ata dërgohen nëpër rajone ku priten problemet. Megjithatë, pretendon ai, “britanikët në Kosovë gjithmonë kanë qenë të njëanshëm dhe kjo duhet seriozisht të na brengosë”.

“Kjo është edhe një arsye serioze për çka duhet të na brengos ardhja e Gurkhave në Kosovë”./Paparaci.com.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci