Të fundit

Shitet për 400 mijë dollarë kompjuteri i parë i “Apple”

Kompjuteri origjinal ”Apple”, të cilin themeluesit e kompanisë Steve Jobs dhe Steve Wozniak e bënë në vitin 1976, u shit dje në ankand për 400 mijë dollarë.

Kompjuteri i rrallë ”Apple-1” është një nga vetëm 200 që janë prodhuar dhe shitur.

Deri më tani, kompjuteri ka pasur vetëm dy pronarë, një profesor kolegji dhe studentin e tij, të cilëve ua shiti kompjuterin për 650 dollarë.

Së bashku me kompjuterin, pronari i ri mori udhëzimet origjinale të përdorimit dhe disqet .

“Ky është një lloj graali i shenjtë për koleksionistët e pajisjeve elektronike të vjetra dhe teknologjisë kompjuterike”, tha eksperti i Apple-1, Corey Cohen për “Los Angeles Times” përpara një ankandi të mbajtur të martën në qytetin Monrovia të Kalifornisë, afër Los Anxhelesit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci