Të fundit

Frika nga humbja e zgjedhjeve, Kurti shanë kompaninë e sondazheve që dikur i besonte

Shumica e sondazheve janë duke e nxjerrë me rezultat të dobët Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan Paparaci.com.

I përballur me këto rezultate dëshpëruese që nuk janë aspak të përafërta me ato të 14 shkurtit të këtij viti, ai i është drejtuar elektoratit të vetë duke u thënë që të mos u besojë sondazheve të porositura.

Kompania më kredibile në vend për sondazhe është UBO Consulting me seli në Prishtinë. Kjo kompani ka parashikuar rezultate me saktësi tepër të lartë.

Në këto zgjedhje lokale është vetëm Radio Televizioni Dukagjini që po bën sondazhe nëpërmjet kësaj kompanie. Deri tash LVV nuk del se do të fitojë në Gjilan, Pejë, Gjakovë e qytete tjera. Gjasa ka vetëm në Prishtinë.

“Çdo njëri nga ne do të zgjedh mes dy alternativave: atyre që duan punë me nderë dhe thjeshtësi dhe atyre që duan të me reklama në media e me sondazhe të kurdisura”, thotë kurti në videon e publikuar në faqen e tij në Facebook.

Por, vetë ai kishte deklaruar në emisioni Jeta në Kosovë të gazetares, Jeta Xharra se sondazhet e UBO Consulting ishin kredibile dhe të besueshme.

“Po shikoni sondazhet të cilat i bën organizata më kredibile në Kosovë, e të cilat i lexojnë që të gjithë, prej NDI e ambasadave, deri tek secili subjekt politik, d.m.th UBO Consulting është ajo që i bën sondazhet.

Sondazhet me këtë kompani natyrisht janë me pagesë. Rrjedhimisht edhe partia e Kurtit ka paguar për sondazhe. Sic po shihet, atij i pëlqejnë rezultatet vetëm kur janë në favorin e tij. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci