Të fundit

Luan Krasniqi: Robini e meritoi fitoren ndaj Boeselit

Legjenda shqiptare e boksit, Luan Krasniqi ka shkruar në rrjetet sociale, duke thënë se Robin Krasniqi e meritoi fitoren ndaj Dominic Boeselit.

Boksieri nga Kosova, Robin “Haxhi” Krasniqi humbi përballjen ndaj Boeselit të vlefshme për titullin e botës në versionin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë.

Humbja e djaloshit nga Juniku erdhi pas vendimit të ndarë të gjyqtarëve, ku dy ishin në favor të gjermanit Boesel dhe një në favor të Krasniqit.

Kjo humbje e Krasniqit shkaktoi debat gjithandej pasi u tha se junikasi ishte më i mirë.

Kështu mendon edhe legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, i cili mendon se Robini e meritoi më shumë fitoren.

“Robin Krasniqi dhe Dominic Boesel bën një meç të jashtëzakonshëm”.

“Fitorja me pikë e Dominic Boeselit u diskutua më pas. Unë e kuptoj këtë. Edhe unë e pash Robin Krasniqin para, sipas mendimit tim ishte boksier më i mirë”.

“Mendoj se meçi i tretë mes tyre do të ishte zgjidhja më e mirë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij privat në Facebook.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci