Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se dita e sotme i gjen ata krenar dhe fitues të zgjedhjeve në pesë komuna.
Haradinaj në një postim në Facebook ka uruar kandidatët e AAK-së që fituan në komunat përkatëse, duke filluar nga Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Deçani dhe Klina, teksa shtoi se janë në pritje të fitores në Komunën e Junikut.
“Aleanca do të vazhdojë të kryej detyrën e saj për të cilën është themeluar dhe ka marrë vazhdimisht besimin tuaj. Ky besim që është i shenjtë për ne, do të kthehet me punën dhe devotshmërinë tonë për realizimin e qëllimeve të përbashkëta”, shkroi ai.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.
Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU