Të fundit

Macron: Duam ta heqim dënimin me vdekje në të gjithë botën

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se do ta organizojë një samit për ta hequr dënimin me vdekje në botë.

“Njoftoj se më 9 tetor, Franca do ta rifillojë luftën për heqjen universale të dënimit me vdekje”, tha Macron në një fjalim në Paris me rastin e 40 vjetorit të heqjes së dënimit me vdekje në Francë.

Ai tha se si pjesë e presidencës franceze të Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2022, ai do ta organizojë një samit në Paris me organizatën joqeveritare “Së bashku kundër dënimit me vdekje” për t’i bashkuar shoqëritë civile të vendeve që ende kryejnë dënim me vdekje për rëndësinë dhe urgjencën e heqjes së tij.

Robert Badinter, ish-ministër francez i drejtësisë, i vlerësuar për heqjen e dënimit me vdekje në vend më 1981, tha se ishte absolutisht i bindur se dënimi me vdekje do të zhdukej në botë, sepse, siç tha, është një turp për njerëzimin.

“Ajo nuk e mbron shoqërinë, ajo e turpëron atë”, tha Badinter në një fjalim në Pantheon. Macron kujtoi se në vitin 1981, Franca ishte vendi i 35-të në botë që e hoqi dënimin me vdekje.

“Deri më tani, 106 shtete e kanë bërë këtë, dhe 50 kanë shpallur një moratorium de jure ose de facto për ekzekutimet”, tha Macron. Ai shprehu keqardhjen që të paktën 483 dënime me vdekje u zbatuan në 33 vende të botës vitin e kaluar. Ndëshkimi me vdekje është në fuqi, ndër tjerash, në Kinë, Shtetet e Bashkuara dhe Indi.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci