Të fundit

Video ekskluzive: Si u braktisën njerëzit që sollën në pushtet Vjosa Osmanin

Paparaci, ka siguruar video ekskluzive të incizuara në një takim të ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrit të Bujqësisë, Faton Peci me koordinatorët dhe aktivistët e subjektit politik në Dubovik të Deçanit.

Vehbi Kajtazi

Drejtuesit e Listës “Guxo”, të udhëhequr nga Vjosa Osmani deri ditën e zgjedhjes së saj presidente, janë treguar të paguximshëm dhe egoist në raport me elektoratin e tyre dhe koordinatorët të cilët për muaj të terë kanë punuar në terren.

I kanë braktisur qysh pas marrjes së pozitave në koalicionin me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Pak ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lista “Guxo”, pos tjerash ka mbyllur edhe zyrat. Koordinatorët e pikave në gjithë Kosovën janë braktisur. Asnjëri prej drejtuesve të Listës “Guxo” nuk ua ka hapur telefonin.

Paparaci, ka siguruar video ekskluzive të incizuara në një takim të ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrit të Bujqësisë, Faton Peci me koordinatorët dhe aktivistët e subjektit politik në Dubovik të Deçanit.

Heshtja e tyre në raport me aktivistët ka zgjatur thuajse 70 ditë. Koordinator të qendrave i kanë treguare Paparacit për peripecitë e kaluara deri në ditën e takimit me Gërvallën dhe Pecin në Dubovik.

“S’ka pasur asnjë përgjigje as në urimet për fitore e marrje të pozitave”, ka thënë njëri prej koordinatorëve në kushte anonimiteti.

Ky burim ka treguar se si të gjithë koordinatorët ishin marrë vesh për një takim në Prishtinë.

“U morëm vesh si grup që të takoheshim më 20 maj. Shkuam tek zyra qendrore në Rrugën ‘Rexhep Luci’, dy zyrat ishin mbyllur. U kemi shkruar e telefonuar ministrave, deputetëve dhe asnjëri nuk është lajmëruar”, ka thënë një koordinator tjetër.

Ajo ka treguar se dikush nga ekipi i Gërvallës i kishte shkruar një mesazh që javën tjetër i fton në një takim. Për vendin dhe orën e saktë do të njoftoheshin.

Por as pas një jave nuk i kishte takuar. Derisa përfundimisht koordinatorët ishin ftuar në Dubovik nga ministrja Gërvalla.

Në atë takim, njerëzit që kishin punuar për ta sjell Osmanin e Gërvallën në pushtet kishin marrë një flakaresh. Aty, ajo u thotë se asnjëherë nuk “kemi kërku nga jo të na votoni.

Thotë se nuk është në gjendje ta udhëheq Listën Guxo, dhe se me ta nuk mund të hapë parti. Madje i quan të pakualifikuar dhe të pa zotë për politikë.

“Ju nuk jeni kryetar (degësh v.j.) por vetëm vullnetarë”, thotë Gërvalla në një video e cila do të publikohet ditët në vazhdim. I akuzon edhe që nuk kanë punuar.

Shkrimi vijon nesër: Videoja zhgënjyese e Donika Gërvallës.

 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci