Të fundit

”Sa larg ShBA-së ndodhet vendi ynë për shkak të politikave të Kurtit”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se largimi nga politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Marrëveshja Ekonomike e Washington-it, kanë ndodhur shkaku i qeverisjes së kryeministrit Kurti.

Haradinaj, përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka renditur disa pika, që sipas tij, sqarojnë arsyet se pse vendi ynë ndodhet larg Amerikës, të cilës i njejti i refrohet si ”aleati ynë strategjik”

”Sa larg aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndodhet vendi ynë për shkak të politikave të Kryeministrit Kurti dhe çfarë kahje ka marrë?
– Largimi nga politikat e SHBA dhe Marrëveshja Ekonomike e ëashingtonit
– Largimi nga politikat e SHBA, gazi dhe energjia e pastër
– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi në dialogun e dështuar të BE-së
– Largimi nga politikat e SHBA mbi ushtrinë profesioniste dhe kalimi në modelet ruse të ushtrisë së detyrueshme
– Largimi nga politikat e SHBA dhe ndryshimi i qasjes nga diplomaci liberale në diplomaci izoluese dhe dështuese
– Largimi nga politikat e SHBA për depolitizim të sistemit të shërbimit civil drejt qasjes totalitare të politizimit të tërë sistemit
– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi nga tregu i lirë në tregun e kontrolluar nga sistemi politik dhe rritja e inflacionit”, ka shkruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci