Të fundit

Dorëzohet Prokuroria – Lumezi takon Haxhiun e Sallahun pa kërkim falje

Prokurorët e shtetit janë dorëzuar para udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë, rreth tri javë pas ndërprerjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Ata kanë pranuar të bashkëpunojnë me Ministrinë e Drejtësisë, me të cilën ndërprenë marrëdhëniet pas akuzave të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ndaj prokurorëve.

Të hënën, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pranuar të takojë shefen e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe vartësin e saj, Blerim Sallahun.

“Në vazhdën e angazhimit institucional dhe rëndësisë jetike që ka ndarja e pushteteve dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të drejtësisë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim në zyrën e tij, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku të pranishëm ishin edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Jetish Maloku dhe zv. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu”, tha të hënën Këshilli Prokurorial.

Sipas njoftimit të KPK-së, takimi ka pasur për qëllim diskutimin e çështjeve të përbashkëta dhe tejkalimin e sfidave me synim të rindërtimit të bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë “për reforma të vazhdueshme që kanë për qëllim përmirësimin e sistemit të drejtësisë.”

Blerim Sallahu i ka quajtur “të involvuar në veprimtari kriminale” disa prokurorë të shtetit, pas zbulimit nga Paparaci të skandalit më të madh të përfshirjes së Prokurorisë dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në veprime që rrezikojnë sigurinë juridike në vend.

https://paparaci.com/2021/10/26/zevendesministri-i-drejtesise-sterhiqet-nga-deklarata-per-prokuroret-ata-tentuan-ta-shpallin-organizate-terroriste-lvv-ne/?fbclid=IwAR3QZEgNNIJQDKh1Rmg26Q50sI98ULvm6bzMWamPjES74ck2xv74lvwiFjs

Në një kundërpërgjigje ndaj kësaj deklarate, Këshilli Prokurorial njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë deri në pranimin e një kërkim falje nga Sallahu.

Por, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka refuzuar të kërkojë falje tash e tri javë ditë pas deklaratës publike të tij.

Ai, në një deklarim për media rreth dy javë më parë, u arsyetua se akuza e tij nuk i ka përfshirë të gjithë prokurorët, por disa prej tyre, siç thotë ai që janë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci