Të fundit

Janjiq mohon të ketë thënë se Grenell paguhet nga Serbia

Analisti i njohur politik, Dushanj Janjiq ka mohuar të ketë thënë se ish i dërguari i administratës së Trump-it, Richard Grenell paguhet nga shteti serb 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar për të.

Ai në një intervistë në Interaktiv, ka thënë se kjo është “diçka në mes të gënjeshtrës së pastër dhe lajmit të rremë, përcjell Paparaci.

“Ajo çfarë unë kam deklaruar është keqinterpretuar nga mediat, mbase edhe unë nuk kam qenë shumë i qartë, porse kështu ka qenë. Fillimisht unë e kisha fjalën për shumën e 100 mijë dollarëve, që është çmimi më i vogël për një shtet në kuadër të lobimit”, tha analisti serb.

Janjiq shpjegoi se deshi të thotë se pozicionimi dhe sjellja e Grenellit pas largimit të administratës Trump i ngjan lobimit.

“Të flasim qartazi, unë po flisja për Beogradin zyrtar dhe detyrën e Grenellit në Serbi pas përfundimit të mandatit të tij në Uashington dhe ajo që ai ka bërë për Serbinë. Unë thjesht kam thënë se puna e Grenellit në raportin Beograd-Prishtinë i ngjan lobimit. Për këtë kam disa dëshmi. Fillimisht ka të bëjë me atë se çfarë po flet z. Grenell, por aktualisht nuk jam pro lëshimit në komente të cilat mund të ndikojnë në këtë temë, porse do të vijë koha e duhur edhe për këtë. Shqetësimi im kryesor është se ku dhe në çfarë po i shpenzon paratë e mia si taksapagues Qeveria ime?”, tha Janjiq.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci