Të fundit

Ushqimet që nuk duhen ruajtur në frigorifer

Pavarësisht se frigoriferi njihet si ambienti ideal për konservimin e ushqimeve, këshillohet që jo çdo gjë ta ruani aty.

Ushqimet që nuk duhen ruajtur në frigorifer janë:

Qepa

Qepët janë një nga ushqimet që ju nuk duhet të ruani në frigorifer. Lagështia që mban frigoriferi, i zbut dhe i myk qepët. Vendi ideal për qepët duhet të jetë një ambient i freskët dhe i thatë. Është e këshillueshme që qepët të mos i mbani afër me patatet. Sa më afër të jenë, aq më shpejt prishen.

Kafeja

Ruajtja e kafesë në frigorifer ndikon në humbjen e shijes. Shija e kafesë do jetë e përzierë me aromat e ushqimeve të konservuara aty. Kur është me sasi të madhe, ruaje në ngrirje, ndërsa sasitë e vogla në vende të freskëta dhe të errëta.

Vaji i ullirit

Ruajtja e vajit të ullirit në frigorifer do të bëjë që ai të kondensohet dhe të ketë një densitet si të gjalpit.

Borziloku

Mbajtja e borzilokut në frigorifer do ndikojë në përzierjen e aromës së tij me atë të ushqimeve të tjera. Këshillohet të ruhet në një vazo me ujë.

Mjalti

Mënyra më e mirë për të konservuar mjaltin është ta ruash në temperaturën e ambientit.

Hudhra

Ruajtja e hudhrave në frigorifer do përshpejtojë prishjen dhe mykjen e tyre. Ambienti ideal për hudhrat do ishte një ambient i freskët dhe pa lagështirë.

Buka

Frigoriferi do ndikojë në tharjen dhe forcimin e bukës, ndaj nuk është e këshillueshme ruajtja në frigorifer. Por në qoftë se keni përgatitur një sanduiç dhe keni ndërmend ta përdorni pas disa ditësh, ruajeni në ngrirje.

Avokado

Kërkon të pjekësh avokadon? Ruajtja në frigorifer nuk këshillohet sepse temperaturat e frigoriferit do ndalojnë pjekjen e frutit. Kur avokado është i pjekur dhe juve nuk ju duhet, mund ta ruani brenda në frigorifer.

Patatja

Ruajtja e patates në frigorifer ndikon në ëmbëlsimin e tyre. Një ambient i ftohtë ja shndërron niseshtenë në sheqer shumë shpejt. Ruajeni në një karton, në një vend të freskët, por jo të ftohtë

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci