Të fundit

Azemi prezanton kompaninë amerikane: Do të investojë 800 milionë €

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, me anë të një konference të jashtëzakonshme për media ka thënë se kompania amerikane “American Exploration and Mining LLC” do të investojë 800 milionë euro në Kosovë, raporton Paparaci.

Ai shtoi se ky është investimi më i madh në Ballkan ku pritet të punësohen deri në pesë mijë punëtorë në mënyrë direkt e deri në 20 mijë në atë indirekte.

Sipas tij, paga minimale do të jetë 800 euro.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që t’i ofrojë mbështetje dhe gjithçka që është me ligjet e Kosovës, ata kanë ardhur këtu me ligjet që i kemi në fuqi. Ambasada amerikane e ka bërë rekomandimin te Qeveria e Kosovës që të kalojë ky projekt. Ne nuk shohim asnjë dyshim kur ambasada amerikane është këtu.. Ne duam ta shtyjmë këtë projekt para në baza ligjore, nuk duam të na ikin investitorët. Fakti që rreth 40 milionë euro do të jepen për punëtorët e sektorit privat të Kosovës, është kapital i pastër”, tha ai.

“Do të jemi shumë të kujdesshëm, jemi duke e parë çka po i bën qeveria punëtorëve të arsimit e administratës, s’do t’ia japim kënaqësinë të bëjë lojëra me punëtorët tanë, do të hyjmë në grevë kur ta shohim momentin e duhur”, shtoi Azemi.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci