Të fundit

Polemika mes dy politikanëve serbë: “Kosova është e pavarur – ti duhet të arrestohesh”

Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak tha se Kosova është e pavarur. Politikani serb iu kundërpërgjigj kështu kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se çdo pozicion i shprehur i Çanakut meriton burgim, transmeton Gazeta Express.

Çanak deklaroi se Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe nuk janë të njëjta dhe se Kushtetuta thotë se shteti është i ndarë nga kisha. Ai theksoi në TV Prva se kjo do të thotë që nëse dikush e kritikon Kishën, nuk po e kritikon shtetin.

Në një polemikë me kryetarin e Parlamentit serb dhe Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili kërkoi që Mali i Zi ta ndalojë kreun e LSV-së të hyjë në territorin e tyre dhe ta arrestojë, Çanak tha se Daçiq duhet të arrestohet në Serbi. Ai po ashtu theksoi se nuk kishte shkuar në Mal të Zi për të mbajtur fjalime dhe se nuk kishte ndonjë shfaqje, kështu që kërkesën e Daçiqit e cilësoi të çuditshme.

“Kur flasim për lëvizje të caktuara të udhëheqjes serbe, kjo nuk do të thotë se është një sulm ndaj Serbisë si shtet, por ndaj një lidershipi të caktuar. Ashtu si kur them se Vladimir Putin është një e keqe, atëherë nuk po flas për Rusinë dhe popullin rus, por për një pozicion specifik në pushtet. E njëjta gjë është e vërtetë kur Millo Gjukanoviq flet për lëvizje të caktuara të Qeverisë së Serbisë ose kur flet për Kishën Ortodokse Serbe e kështu me radhë”, tha Çanak.

Në kundërpërgjigjje të deklaratës së Daçiqit se çdo pozicion i Çanakut është për burgim, si ato që Vojvodina duhet të jetë republikë ose se Kosova është e pavarur, udhëheqësi i LSV-së përsëriti qëndrimin e tij.

“Kosova nuk ka asgjë për të njohur, ajo është e pavarur tashmë”, deklaroi Çanak.

Duke folur për tensionet në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak, Çanak tha se zhvillimet ndodhën në dritën e zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe zgjedhjeve të ardhshme në Serbi. Ai gjithashtu theksoi se nuk ishte e nevojshme të ngriheshin tensionet, sepse “një individ mjafton t’i heqë nervat e tij, ta shkrep një plumb në anën tjetër, në mënyrë që të ketë pasoja për të gjithë vendin”.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci