Të fundit

​Pesë shenja që tregojnë se keni hyrë në zonën e rehatisë

Të gjithë duan të gjejnë një vend pune ku ndihen mirë në të gjitha aspektet. Të ndiheni rehat në vendin e punës është diçka e mirë për sa kohë që kjo nuk shkon shumë larg. Gjendja e vazhdueshme e rehatisë nuk është e mirë as për punonjësit e rinj e as ata të cilët kanë vite në një kompani.

Zona e rehatisë ndikon shumë keq te punonjësit, sepse e ulë produktivitetin e tyre dhe nuk i lejon të zhvillohen më tutje. Në librin, “Danger in the Comfort”, Judith M. Bardëick shkruan se të qenit shumë rehat në punën është një gjendje sjelljeje në të cilën një person vepron në një gjendje neutrale ndaj ankthit duke përdorur një grup të kufizuar sjelljesh për të ofruar një nivel të qëndrueshëm të performancës, zakonisht pa një ndjenjë qëllimi.

Pasi e kuptuat se sa e dëmshme është rehatia e madhe, mësoni edhe 5 shenjat që ju tregojnë se tashmë jeni pjesë e kësaj zone.

Nuk po mësoni diçka të re

Nëse jeni duke i bërë vazhdimisht gjërat e njëjta dhe puna juaj po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe më e vështirë, por nuk është duke ndryshuar, kjo është një shenjë që jeni duke qenë rehat në punë.

Mënyra më e mirë për të qëndruar larg kësaj është të vazhdoni të mësoni aftësi të reja. Kjo ju bën që ta largoni monotoninë dhe ta mbani interesin në nivelin e ditëve të para të punës. Një mënyrë tjetër është të filloni kurse online ose edhe fizike, kjo do t’ju bëjë të bashkëbisedoni me persona, të cilët po ashtu janë duke kërkuar ndryshime në karrierë, prandaj do t’ju ndihmojnë të vazhdoni përpara.

Ngecja në karrierë

Pra, nëse po kaloni nëpër këtë situatë tashmë e dini se si po ndiheni. Kanë kaluar vite të tëra dhe nuk po bëni asgjë të re dhe interesante. Po i bëni të njëjtat telefonata dhe takime çdo ditë. E në të njëjtën kohë, kolegët janë duke u promovuar. E kur të gjendeni në pozitë të tillë është koha të provoni diçka të re që do t’ju bëjë të lumtur.

Kur ndiheni kështu, madje mund të mos e vëreni se çfarë po ju ndodhë, sepse shumë prej punonjësve në situatë të ngjashme nuk janë të vetëdijshëm, se sa kohë janë duke e shpenzuar në punë.

Nuk po sfidoheni në punë

Më e rënda prej të gjithave është kur ta kuptoni që jeni duke marrë pagë pothuajse kot, jo vetëm, që nuk po sfidoheni me gjëra të reja, por edhe ato punë që i keni bërë deri atëherë me pasion pothuajse janë zbehur, nga mungesa e motivit për t’i përfunduar.

Gjithnjë në gjendje mërzie dhe kjo shihet qartë

Nëse keni filluar të ndiheni sikur keni hyrë në vorbullën e monotonisë, mundësia është që nuk jeni duke ia dhënë vetes meritat mjaftueshëm. E nëse po e përjetoni këtë filloni duke e pyetur veten “pse”. A jeni mërzitur nga puna, sepse po ndiheni sikur nuk po sfidoheni më apo se puna nuk po ju emocionon? Apo nuk ka mundësi për rritje? Gjersa merrni përgjigje pozitive në këto pyetje, mund të mos jeni ju fajtorët, por puna nuk ju është përshtatur mjaftueshëm.

E nëse ato pyetje nuk ju hyjnë në punë, atëherë filloni me pyetjet tjera: A është dikush në punë që më frymëzon të shkoj në punë? A mund të bëj diçka që të rritem në karrierë? A është trajektorja ime e karrierës e qartë? A jam mjaftueshëm i/e lidhur me kolegët e punës?

Mundësitë e reja në kompani nuk ju ngjallin interes

Po nëse nuk po emocionoheni as nga pozita e re ose projekti i ri? Kjo ndodh shpesh sepse diçka po i mungon atyre. Është alarm i kuq për punonjësit kur ata nuk i shohin projektet e reja si mundësi thjesht sepse “nuk duan të shqetësohen më shumë”. Filloni duke e pyetur veten, ku e shihni veten në të ardhmen! Askund nuk do të mund të arrini me këto mendime.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci