Të fundit

Hoxha e PDK-së “zbardh” një zhig të kryeministrit Kurti

Sipas deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha, kryeministrit Albin Kurti i ka mbetur një zhig, për të qenë akter i rëndësishëm në kohën e luftës.

Ajo teksa komentoi deklaratat e Kurtit për mundësitë e fillimit të një lufte në Kosovë, theksoi kjo po bëhet me qëllimin që të krijohet frikë dhe për ta devijuar debatin.

Hoxha deklaroi se kur kjo bëhet kaq e shpeshtë, atëherë thotë se kryeministri Kurti ka një problem apo zhig me veten e tij, siç thotë populli, me veten që kur ka qenë lufta e vërtetë, ose nuk ka dëshiruar ose nuk ka mundur të jetë pjesë e luftës tamam.

“E dimë që krekosjet i ka pasur me akterët e luftës më së shumti. Tash kur ata s’janë, e ka shumë të lehtë të projektohen skenare”, theksoi ajo në T7.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci