Të fundit

Kokaj i drejtohet Këshillit Grevist: Cila është kërkesa juaj e fundit?

Deputeti Jahja Kokaj është duke marrë pjesë në raportimin e ministres Nagavci dhe ministrit Murati në Komisionin për Arsim, e ku po diskutohen përpjekjet për ndaljen e grevës.

Kokaj ka pyetur anëtarët e Këshillit Grevist se cila është kërkesa e tyre në mënyrë që të ndalet greva dhe që sot pasdite të rifillojë procesi i mësimit.

“Cila është ajo kërkesë që të kthehen fëmijët në klasë. Koordinohuni që fëmijët të kthehen pasdite në klasë. Ju lutem shumë në mënyrën më të ngrohtë, thoni se cila është ajo”, ka thënë deputeti Jahja Kokaj.

Deputeti Kokaj tutje ka thënë se duhet rifilluar procesi mësimor, meqë kërkesat e Këshillit Grevist për kontratë kolektive e për ligjin për pagat ku flitet me përqindje e vlera specifike merr kohë për implementim dhe se s’mund të lihen nxënësit jashtë shkollave derisa të gjendet një zgjidhje.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci