Të fundit

LeBron James nuk është më njëri nga 5 lojtarët më të mirë në NBA

LeBron James nuk është më top 5 e lojtarëve më të mirë të NBA.

Para fillimit të sezonit të ri të NBA, ESPN publikoi renditjen e 100 lojtarëve më të mirë në ligë dhe James u rendit i gjashti. Në listën e vitit të kaluar, ylli i Los Angeles Lakers ishte në pozitën e tretë.

ESPN gradualisht zbuloi listën nga 100 në numrin 1 dhe të enjten u zbuluan lojtarët e renditur nga pozita e dhjetë në të gjashtë.

James është ende në top 10, por jo më në top 5, dhe pas tij janë Jayson Tatum, Kevin Durant, Ja Morant dhe Devin Booker.

Luka Donçiq, Giannis Antetokounmpo, Nikola Jokić, Joel Emmibid dhe Stephen Curry janë ndoshta në top 5-shen, edhe pse kjo nuk është një renditje zyrtare.

Rënia e LeBron nga top 5 mund të shpjegohet me sezonin zhgënjyes të Lakers, i cili përfundoi i 11-ti në Konferencën Perëndimore dhe James humbi 26 ndeshje për shkak të lëndimit.

Para-sezoni është gati të fillojë dhe James po hyn në vitin e tij të 20-të në NBA.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci