Të fundit

Konjufca-Tahirit: Na patët rrëzuar me LDK-në, e nuk isha hiç as në Kuvend as kurrkund

Kryetari i grupit parlamentar të subjektit opozitar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, ka përmendur se iniciativa për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti ka ardhur në Kuvend për të disatën herë.

Ai ka përmendur edhe një periudhë kur kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, siç tha ai e ka përkrahur sa ishte kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, sa ishte në opozitë.

“Mua më kujtohet  që në vitin 2019 një iniciativë e tillë ligjore pra për skemat pensionale ka ardh nga deputetja Teuta Haxhiu. Ajo ka qenë iniciatore dhe ka kaluar në lexim te parë. Në vitin 2019 e kemi mbështet. Në atë kohë kryetari i Parlamentit ka qenë shef i grupit parlamentar të partisë opozitare të LVV që këtë iniciativë e ka mbështetë. Nuk besoj që kryetari i Kuvendit mundet me dal kundër një iniciative që vetë e ka votuar në vitin 2019” – tha Tahiri.

Tahiri tha se edhe në vitin 2020 ka arritur si iniciativë po nuk ka arritur të trajtohet fare sipas tij për shkak të rrethanave që janë krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dorëheqjes së qeverisë.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, u kundërpërgjigj se në kohën kur deputetja Haxhiu e kishte sjellë në Kuvend këtë ligj, ai ka qenë në shtëpi pasi sipas tij PDK-ja së bashku me LDK-në i kishin rrëzuar.

“Jo z.Tahiri kur e ka sjell zonja Haxhiu këtë nuk kam qenë kryetar i Parlamentit po kam qenë në shpi se na patët rrëzuar me LDK-në e nuk isha hiq as në Kuvend as kurrkund” – tha Konjufca.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ishte rrëzuar nga një mocion i mosbesimit i inicuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës më 25 mars 2020.

Ndërkaq, Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, ishte është qeveria e parë në Kosovë që bie për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci