Të fundit

Pse Irani shënjestroi Shqipërinë me sulmet kibernetike, përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama sërish ka folur për sulmet kibernetike të vazhdueshme të Iranit ndaj Shqipërisë.

Sipas Ramës kjo ka ndodhur sepse Shqipëria ka strehuar mijëra refugjatë që nuk pajtohen me regjimin atje.

“Ata strehoheshin në kampin “Liberty” në Irak, ku masakroheshin dhe sulmoheshin çdo dy apo tre javë nga shërbimet iraniane dhe fëmijët dhe gratë vriteshin, kështu që pranuam t’i strehonim ne Shqipëri sepse ne gjithmonë jemi treguar të gatshëm për te mirëpritur njerëz që janë në rrezik, këtë gjë e kemi bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë popullsi çifute pas luftës se përpara saj, i vetmi vend ku asnjë çifut nuk u dorëzua tek nazistët qoftë dhe nga një familje shqiptare,” – tha kryeministri i cili kujtoi se strehimin më pas të gjysmë milion qytetarëve nga Kosova dhe më pas të qytetarëve afganë.

“Me një fjalë e kemi në ADN dhe nuk pendohemi për ç’ka kemi bërë, dhe do ta bënim sërish po të na jepej mundësia sepse dhe ne kemi pasur nevojë një herë për mikpritje nga të tjerët”, shtoi Rama për emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci