Të fundit

Lavrov: Rusia pranon vetëm zgjidhjen që do Serbia

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar sonte, pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, se Rusia vazhdimisht është angazhuar për atë që zgjidhja e “problemit të Kosovës” të bëhet “vetëm duke respektuar Rezolutën 1244 të OKB -së dhe brenda dialogut të drejtpërdrejtë midis Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan Tanjug, transmeton Paparaci.com.

Ai gjithashtu ka pretenduar se “BE po bën lëshime ndaj shqiptarëve në Kosovë megjithëse Serbia është faktori më i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në atë rajon dhe se mendimi i saj duhet të merret parasysh në çdo format negociues dhe në çfarëdo shkëmbim të mendimeve”.

Lavrov ka thënë se presidenti Putin vazhdimisht ka përsëritur qëndrimin e tij për “çështjen e Kosovës” – se do të pranon çdo zgjidhje që do t’i përshtatej Serbisë.

“Ne jemi të brengosur për shkak të provokimit që u organizua në fund të shtatorit në veri të Kosovës. Serbia dhe presidenti Vuçiq treguan përmbajtje dhe një qëndrim të vendosur dhe kontribuan në zgjidhjen e krizës”, ka pretenduar Lavrov.

Ai ka shtuar se delegacioni rus po këmbëngul në Këshillin e Sigurimit të OKB –së në konfirmimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

“Ne do të pranojmë vetëm zgjidhjen që është e pranueshme për serbët”, ka përsëritur Lavrov./Paparaci.com.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci