Të fundit

Nusja është tronditur nga lëvizja e dhëndrit: “Fillova t’i bërtas, nuk mund ta dëgjoja më”

Pasi mësoi se i fejuari ia kishte kthyer në dyqan fustanin e nusërisë, duke e zëvendësuar me atë që i pëlqente nënës së tij, një nuse 28-vjeçare është zemëruar me veprimin e dhëndrit.

Siç thotë ajo, vjehrra e saj e ardhshme është një ‘tip ndërhyrëse’.

Për fat të keq, planifikimi i dasmës doli të ishte paksa “makth”, sepse nëna e burrit të saj të ardhshëm nuk pajtohej me shumicën e vendimeve të çiftit.

Gjërat u përkeqësuan pasi ajo këmbënguli të shkonte në një dyqan të fustaneve dhe menjëherë refuzoi të pranonte fustanin që kishte zgjedhur nusja.

Gruaja 28-vjeçare tregoi përvojën e saj në platformën Reddit.

“Isha shumë e lumtur që gjeta atë fustan që kërkoja, por ajo zgjodhi një fustan që e donte vet dhe tha se gjithmonë kishte imagjinuar një nuse me një lloj të atillë fustani. Mendova se fustani nuk i shkonte tipit tim. I kërkova falje dhe e falënderova por i thashë që tashmë e kisha vendosur fustanin që do vishja”, ka vazhduar ajo, shkruan tabloidi britanik, Mirror.

Po atë mbrëmje, thotë ajo, i fejuari i saj u kthye në shtëpi shumë i nervozuar, duke thënë se ajo kishte “refuzuar” ndihmën e mamasë së tij për të zgjedhur fustanin.

Ai i kërkoi asaj të merrte në konsideratë zgjedhjen e fustanit të nënës së tij, duke thënë se të dy fustanet nuk ishin aq të ndryshëm.

Të nesërmen në mbrëmje, ajo u kthye në shtëpi dhe pa se fustani i saj ishte zhdukur, si dhe ishte zëvendësuar nga një fustan i zgjedhur nga vjehrra.

“Unë e thirra atë në telefon dhe ai filloi të shpjegonte direkt për atë që bëri dhe arsyet pse. E humba kontrollin dhe fillova t’i bërtas. Ai erdhi në shtëpi dhe aty patëm një grindje. Më pas u largova në drejtim të një mikeshe time dhe ai vazhdoi të telefononte dhe të telefononte dhe më pas të dërgonte mesazhe duke thënë se po e ekzagjeroja reagimin”, shtoi ajo.

Pasi kërkoi ndihmë në platformën Reddit, ajo mori përgjigje.

“Ktheji atij unazën dhe thuaj: ‘Shpresoj që ta kesh dasmën që ti dhe nëna juaj gjithmonë keni dashur”, i ka sugjeruar asaj një komentues.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci