Të fundit

Rusia i kundërpërgjigjet ashpër Edi Ramës për Kosovën

Rusia ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga Perëndimi në lidhje me deklarimet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, rreth “aspiratës për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Regjimi i Putinit e ka konsideruar të papranueshme deklaratën e Ramës për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

“Ne e konsiderojmë absolutisht të papranueshme deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Promovimi i planeve për krijimin e një Shqipërie të madhe është në kundërshtim me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe minon stabilitetin në rajon,” ka thënë të dielën Maria Zaharova, zëdhënësja e Kremlinit.

Sipas Zaharovës, kjo deklaratë nuk përkon me përpjekjet e bëra nga Beogradi dhe Tirana për të krijuar një treg të përbashkët ekonomik, të cilin ata po e ndërmarrin si pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur” së bashku me Shkupin.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci