Të fundit

Vatikani nxjerr monedhën e veçantë me portretin e Nënë Terezës

Para pak ditësh, ishte 6-vjetori i Shenjtërimit të Nënë Terezës, Vatikani ka zgjedhur që ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë të veçantë.

Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro, që mban portretin e Nënë Terezës, e realizuar nga artistja Orietta Rossi.

Në anën e pasme është Nënë Tereza duke mbajtur në krahë një fëmijë indian.

Ky imazh pasqyron gjithë dashurinë dhe përkushtimin që Nënë Tereza ofroi për të lehtësuar vuajtjet e “më të varfërve të të varfërve”.

Rreth figurës, do të gjendet në krye mbishkrimi “NËNË TERESA E KALKUTËS” dhe në fund “CITTÁ DEL VATICANO”. Në pjesën e drejtë, më në fund, janë datat “1997-2022”.

Nënë Tereza u ofroi njerëzve më të varfër për të lehtësuar vuajtjet e tyre në minimum, e ndërsa sot bëhen 25 vite nga ndarja nga jeta e Nënë Terezës dhe 6 vite nga shenjtërimi i saj.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci