Të fundit

Policia jep detaje për zhdukjen e dy vajzave nga Peja

Ka një javë që janë zhdukur dy vajza nga Peja, njëra nga fshati Treboviq dhe tjetra nga Qyshku i Pejës, ndërsa ende nuk dihet gjë për fatin e tyre.

Të dy vajzat janë studente dhe kanë lidhje familjare (vajzë daje – halle), ndërkaq për zhdukjen e tyre Policia e Kosovës ka raportuar më 25 shtator.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se Policia është duke punuar me intensitet në të gjitha pistat lidhur me zhdukjen e dy vajzave.

“Ende nuk kemi diçka konkrete. Në momentin që do të kemi ne do të njoftojmë”, tha Rugova.

Ndryshe, lidhur me këtë rast ka reaguar sot deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ajo ka thënë se duhet të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa të gjenden dy vajzat.

“Si nënë e dy vajzave ky lajm më ka tmerru dhe prej momentit që e kam dëgju nuk mendoj asgjë tjetër.

Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore”, shkruan Bajrami në Facebook.

Ndryshe, babai i njërës nga të zhdukurat në një deklaratë për Klan Kosova ka thënë se nuk kanë ndonjë të dyshuar për zhdukjen e vajzës së tyre.

Ai bëri të ditur se vajza e tij së bashku me vajzën e dajës ka një javë që janë zhdukur.

Sipas tij, ata si prindër nuk kanë vërejtur diçka të dyshimtë tek vajzat ose se kanë probleme me dikë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci