Të fundit

“Bashkëshortja ma fali tradhtinë tri vjeçare”

Big Brother VIP po vazhdon transmetimin dhe histori të pa rrëfyera më parë nga banorët po shfaqen e tregohen çdo ditë.

Këtë herë ishte radha e balerinit të njohur, Ilir Shaqirit, i cili ka treguar një prej momenteve më të errëta në jetën e tij.

Duke bashkëbiseduar me aktoren, Arjola Demiri, e cila e pyeti për çmendurinë më të madhe që ka bërë në jetë, iliri vendosi të rrëfejë një histori familjare.

Ai ka pranuar se vite më parë kishte tradhtuar bashkëshorten për tri vite rresht, gjë e cila ia prishi lumturinë dhe qetësinë familjare.

“Njoha një balerinë, filloi si lojë se kështu fillon, u trash loja aq shumë sa që çmenduria vazhdoi për tri vite, unë kam gruan Italian, edhe balerina ishte italiane, gjeta shumë gjëra që kishin vite që mungonin”, e nisi rrëfimin Iliri.

Balerini tutje tha se është falënderues ndaj bashkëshortes së tij, e cila përkundër të gjithave ia fali tradhtinë.

“Çmenduria e jetës time mund të ketë qenë kjo, që vura në rrezik gjënë më të bukur që kam, familjen dhe u shpëtua fal inteligjencës së gruas time dhe zemrës dhe fal intelektit dhe zgjuarsisë time që arrita të kuptojë që isha future në një labirint që nuk kishte kuptim të vazhdoja më papara. Kjo ishte një goditje shumë e fortë që mora dhe që i dhashë familjes, vajza jonë nuk e kuptojë asgjë nga e gjithë kjo”, përfundoi historinë e tij balerini.

Në anën tjetër edhe Arjola ka treguar se ishte tradhtuar për gjashtë vite nga ish-bashkëshorti me të cilin ka tre fëmijë.

Kujtojmë që brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri aktualisht janë 14 banorë që janë në garë për çmimin e madh, ndërsa ende nuk ka patur eliminime dhe as hyrje të reja, por një gjë e tillë mund të ndodh në ditët në vazhdim

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci