Të fundit

Sulmohet një infermier në QKUK, reagon Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka thënë se e dënon ashpër sulmin fizik ndaj infermierit në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, në shërbim të pacientëve, transmeton Paparaci.

Sipas kësaj sindikate, sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror.

“Ftojmë QKUK të rrisë kapacietet dhe masat e sigurisë fizike për punëtorët shëndetësor në vendet e tyre të punës, ndërsa organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryesit e kësaj veprave frikacake dhe të turpshme të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më”, thuhet në reagimin e tyre.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci