Të fundit

Frikë për daljen nga BE-ja, në Poloni mblidhen 100 mijë protestues

Dhjetëra mijëra polakë i kanë kërkuar qeverisë së tyre të mos ndërmarrë hapa që do të rrezikonin daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Protestues nga 100 qyteza dhe qytete të Polonisë u mblodhën të dielën në Varshavë pasi Gjykata Kushtetuese njoftoi ditë më parë se legjislacioni i BE-së bie ndesh me ligjet kombëtare.

Në kryeqytet zbriti edhe opozita, me në krye kryetarin e partisë Platforma Civile, Donald Tusk, njëherësh ish-president i Këshillit Europian, i cili mbron idenë e Polonie europiane, jo të pavarur.

“Vendimi i një pseudogjykate, i një grupi njerëzish të veshur si gjykatës, me urdhër të kreut të qeverisë, në kundërshtim me kushtetutën polake, nuk po hezitojnë të përdorin çfarëdo gënjeshtre për ta konfliktuar vendin me Bashkimin Evropian. Vendi ynë është atje dhe si shumica, ne do të fitojmë.”

“Pavarësisht deklaratave se vendi ynë do mbetet anëtar i BE-së, qeveria po bën gjithçka që kjo të mos ndodhë. Nuk mund ta besoj që formalisht do të na përjashtojnë.”

Kryeministri Mateush Moravjecki e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës polake, edhe pse ai bie ndesh me atë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Polonia është anëtare e Bashkimit Europian prej vitit 2004, por partia në pushtet “Ligj dhe Drejtësi” pretendon se korniza ligjore e BE-së nuk duhet të ketë prioritet mbi legjislacionin kombëtar.

Brukseli e kritikon qeverinë polake se reforma në drejtësi që ka nisur prej vitesh, po kryhet me ndërhyrje politike.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci