Të fundit

Reali transferon djalin e ish-mbrojtësit të famshëm kroat

Drejtuesit e klubit madrilen kanë piketuar talentin, Roko Simic, i cili aktualisht luan i huazuar te skuadra e Liefering, por kartoni i tij zotërohet nga Red Bull Salzburg.

Spanjollët kanë nisur bisedimet me drejtuesit e klubit austriak për ta rrëmbyer sulmuesin që gjatë merkatos së janarit.

18-vjeçari, i cili është djali i Diario Simic, në rast se do të transferohet te madrilenët, fillimisht do t’i bashkohet Real Madrid Castillas, që drejtohet na Raul, dhe vetëm kur të jetë gati do të mund t’i bashkohet skuadrës së parë.

Gjithsesi, Simic konsiderohet si sulmues premtues dhe Reali i Madridit nuk dëshiron të humbasë një “aset” për të ardhmen dhe për këtë do të synojë ta marrë lojtarin që gjatë merkatos së dimrit.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci