Të fundit

Shakira në gjendje jo të mirë shëndetësore

Vizitat javore të Shakirës në një klinikë private në Spanjë kanë sjellë raporte, të cilat flasin për një problem shëndetësor të këngëtares.

Konkretisht, gazeta spanjolle Marca raporton se ka informacione për vizita të këngëtares kolumbiane në klinikën Teknon, për t’u marrë me problemet shëndetësore që lindën pas divorcit të saj me Pique.

Raportet e para thanë se ajo po vizitonte babain e saj, i cili ishte keq dhe kishte nevojë për shtrimin në spital.

Megjithatë, kjo duket se nuk është arsyeja. “Nuk është për shkak të babait të saj. Ajo nuk shkon të takojë asnjë nga familjarët dhe është e vërtetë që shkon për veten”, kanë theksuar burimet.

“Ne nuk e dimë se çfarë po ndodh me të. Ndoshta është thjesht një çështje kozmetike, që ajo dëshiron të përgatitet për turneun e saj, ose ndoshta është një çështje serioze shëndetësore. Megjithatë, ne ende nuk e dimë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë”.

Këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment përkatës për këtë çështje, ndërsa vazhdon punën normalisht. Ajo publikoi edhe këngën e saj të re “ Monotonía ”, një këngë që duket se flet për ndarjen e saj me futbollistin.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci