Të fundit

Inkonsistenca e Kurtit dhe lojërat e tij të rrezikshme politike!

Shkruan: Skender Hyseni

Këto ditë po shohim një angazhim të shtuar dhe më të vendosur ndërkombëtar me synim parësor ruajtjen e satbilitetit rajonal. Ky angazhim shpërfaq urgjencën e adresimit dhe gjetjes së zgjidhjeve për situatat potenciale të krizave me efekte destabilizimi edhe në Ballkan.

Nga shumë analistë krizash e sidomos nga shumë diplomatë e strategë perëndimor gjendja e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë shihet si njëra nga ato situata potenciale krizash. Kjo me gjasë ka vënë në lëvizje më serioze shumë vende partnere të Kosovës, SBA në rend të parë, por edhe Gjermaninë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar etj.

Në linjë me këtë, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi shihet si diçka thelbësore. Kjo, ka fituar në peshë sidomos tani përballë kontekstit që ka krijuar agresioni rus në Ukrainë, por edhe një lloj rirreshtimi gjeostrategjik në bërje e sipër, në gjithë botën!

Prandaj, vizitat e shpeshta në rajon, ditëve të fundit, të emisarit amerikan për rajonin, Escobar janë tregues i saktë i përkushtimit të shtuar amerikan për Kosovën dhe stabilitetin në Ballkan.

Në anën tjetër, edhe vizitat e shpeshta të Lajçak si dhe të Emanuel Bone dhe Jens Plotner, si të dërguar të Presidentit Makron dhe kancelarit Sholc për t’i dhënë një dinamikë të re dialogut janë shenjë qartë e konstatimit se një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë nuk pret edhe shume kohë.

Poashtu duket sheshazi se ka një koordinim më sistematik midis BE-së, sidomos përmes të dërguarve të Makron dhe Sholc në njërën anë dhe Shtëpisë së Bardhë në anën tjetër, për hapat që duhet bërë në drejtim të përmbylljes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje të përgjithshme, e cila doemos duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë. Është, pra kjo një rrethanë të cilën Qeveria e Kosovës dhe Kurti duhet ta shfrytëzojnë për të quar tutje procesin e konsolidimit të shtetit!

Nëse Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha!

Gjithnjë sipas raportimeve në media, vizitat e fundit po shoqërohen edhe me plane konkrete për një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis palëve, që rrjedhimisht nënkupton se edhe partnerët e Kosovës në perëndim kanë ardhur në përfundim se dialogu i përqendruar në zgjidhje të pjesshme nuk është rruga përpara dhe nuk garanton stabilitet. Në Kosovë, po edhe në Serbi duhet të kuptohet se çështja e stabiliteit rajonal nuk është vetëm çështje e këtyre dy vendeve.

Pra, e them me bindje se qeveria e Kosovës duhet të respektojë kërkesën e Eskobar që duket se është kërkesë edhe e gjithë Quintit dhe të shtyjë implementimin e vendimit për targat, duke lënë hapur rrugën për marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila çështjen e targave dhe shumë problemeve tjera i zgjidhë me automatizëm.

Nuk mund ta di nëse qeveria do ta pranojë kërkesën e Escobar, por ajo që di është se rekomandimet dhe kërkesat dashamirëse amerikane dhe evropiane duhet të përfillen dhe respektohen plotësisht! Nëse kjo nuk ndodh, pasojat për Kosovën do të jenë të mëdha. Është e pafalshme nëse kjo Qeveri rrezikon partneritetin me SHBA-të dhe partnerët tjerë në perëndim me veprime infantile e populliste, siç është fundja edhe kjo loja me target.

Është thelbësore që të përmbahemi nga çdo veprim aventuresk, të cilin Serbia do ta përdorë si pretekst për ruajtjen e sataus-quosë, për ikje nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse, si dhe për krijimin e epërsisë diplomatike!

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci