Të fundit

Apple do të hedh në treg pjesë për ata që duan të riparojnë iPhone-n

Apple së shpejti do të sigurojë pjesë, mjete dhe manuale për ata që dëshirojnë të rregullojnë vet IPhone-in ose kompjuterin MAC.

Apple, Microsoft, Google, Amazon dhe të tjerë kanë luftuar prej kohësh legjislacionin e propozuar që do t’i bënte të disponueshme burime të tilla riparimi. Por kjo mori vrull këtë verë, pasi Komisioni Federal i Tregtisë njoftoi se do të rriste zbatimin e ligjit kundër kompanive të teknologjisë, që e bënin të vështirë rregullimin e pajisjeve të tyre.

Për dekada, ideja se njerëzit mund të riparojnë pajisjet e tyre elektronike ka qenë jopraktike. Kur telefonat dhe kompjuterët prisheshin, blerja e të rinjve ishte alternativa më e thjeshtë.

Tani programi i vetë-riparimit të Apple, është një shenjë se industria e teknologjisë më në fund do ti dal në ndihmë konsumatorit të saj.

“Është një fitore për dyqanet e riparimit, është një fitore për konsumatorët dhe është një fitore për planetin,” tha Nathan Proctor, një drejtor për Grupin Kërkimor të Interesit Publik të SHBA-së.

Çfarë do të thotë programi i Apple? Çfarë mund të bëni me iPhone-in tuaj të thyer?

Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, njerëzit do të mund të përdorin dyqanin online për të porositur pjesë dhe mjete për të riparuar produktet e tyre më të reja, duke përfshirë iPhone 12 dhe 13 dhe kompjuterët e fundit, Mac.

Pra, klientët që dërgojnë pjesët e tyre të dëmtuara, do t’iu bëhet zbritje për blerjen e pjesës së re.

Ky program do të fokusohet në artikujt më të zakonshëm që kanë nevojë për rregullim, si ekranet, bateritë dhe kamerat.

Kompania nuk ka publikuar ende një listë të kostove për pjesët, por tha se çmimet për konsumatorët do të jenë ato që do të paguajnë dyqanet e autorizuara të riparimit.

Aktualisht, një ekran i zëvendësuar i iPhone 12, kushton rreth 234 dollarë, nëse kthehet i thyer.

Ndërsa në dyqanin Apple, riparimi i një ekrani iPhone 12, jashtë garancisë, kushton rreth 280 dollarë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci