Të fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare për 12 vite ishte edhe pjesë e FSK-së

Shpresa Gojani është këngëtarja kosovare që përveç se aktive në tregun muzikor, për 12 vite ishte edhe pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gojani ka qenë anëtare e Gardës Ceremoniale të FSK-së.

Këngëtarja e njohur kosovare e muzikës popullore kishte treguar vetë në një intervistë së ka qenë pjesëtare e orkestrës frymore të FSK-së.

“Kam punuar edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) si anëtare e bendit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Kam qenë tromboniste”, ka thënë Shpresa Gojani.

Ajo tash banon në Francë dhe është bërë nënë e një vajze.

Kjo nuk e pengoi atë asnjëherë që të jetë aktive në skenën muzikore si këngëtare mjaft e kërkuar e muzikës popullore.

“Tani jam e aktivizuar edhe nëpër dasma të shumta që bëhen brenda dhe jashtë vendit tonë. Nuk është e vështirë të përshtatem me publikun tonë, sepse kemi një publik të mrekullueshëm”, thotë ajo.

Nga Shpresa, shpejtë prite projekte të reja për fundvit dhe koncerte jashtë vendit.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci