Të fundit

Angelina Jolie i bën vizitën surprizë vajzës së saj në universitet

Angelina Jolie është krenare për hapin e ri në jetën e vajzës së saj, Zahara, e cila së fundmi ka nisur studimet në Universitetin Spelman.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që aktorja e ka të lehtë, pasi u nda një tjetër fëmijë i saj, i cili u largua për studime. Për këtë arsye ajo ka vizituar papritur Zaharën në kampusin e shkollës, ku është fotografuar së bashku me një nxënës tjetër.

“Angelina Jolie ishte thjesht duke shëtitur rastësisht me vajzën e saj në Universitetin Spelman gjatë kthimit në shtëpi. Unë isha duke bërë shërbim në komunitet, kështu që dukesha si një rrëmujaxhije “, ka shkruar studentja që ka postuar foton me yllin e Hollivudit dhe vajzën e saj.

Siç shihet edhe nga fotografia, Jolie ndoqi stilin e saj të zakonshëm ‘casual’ për vizitën e saj, e veshur me të zeza. Nga ana tjetër, Zahara kishte veshur një bluzë të bardhë me xhinse dhe çizme të zeza.

Pak kohë më parë, Jolie ndau foto nga eventi i vitit të parë, ku aktorja ka pozuar dhe kërcyer me studentët dhe nënat e tjera. E ndërsa ajo përpiqet të kombinojë jetën e saj personale me atë profesionale, së fundmi u bë i njohur projekti i radhës i aktores së njohur. Angelina do të luajë Maria Callas në filmin e ri të Pablo Larraín.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci