Të fundit

Despoti Putin i adhuruar në Serbi e i urryer në Rusi

Nuk ka ndonjë shpjegim të mjaftueshëm se si shkoi gjithçka, e as si arritëm në këtë pikë. Presidenti rus Putin është bërë një ikonë e gjysmë-botës tonë vendore dhe të botës e etur për mbrojtje të fuqishme. Ai është një parametër i patriotizmit të ri serb. Është e kotë të duash Serbinë nëse nuk ka dashuri për Putinin, i përshkruan kolumnisti i N1, Lubodrag Stojadinoviq emocionet aktuale në Serbi për liderin rus.

Adhurimi i një të huaji, i cili është në renditjen e ndjenjave të ngrohta përpara vendit tënd, që nga fillimi të luftës bëhet shprehje e fanatizmit shtetëror, tepër i rrezikshëm për çdo qëndrim tjetër.

Kështu, ekzaltimi masiv vendas, të cilin arsyeja nuk e prek e nuk di ta kontrollojë, mund të lindë në mes tjerash si një projeksion i mjerimit dhe pafuqisë depresive personale në plotfuqinë e dikujt që nuk është as këtu e as nga këtu. E as që ka lidhje me ne, përveç ndikimit të mundshëm në vazhdimin e fatit i cili me siguri do të jetë edhe më i keq dhe më i zi. Ai as nuk mund të na ndihmojë, as nuk do të na ndihmojë. As çfarëdo ndihme, edhe sikur të ketë, nuk do t’i shërbejë ndonjë qëllimi.

Putinofilizmi në Serbi sigurisht që është ndërtuar mbi themelet e kaosit ekzistues dhe mungesës së lirisë. Sundimtari vendas nuk është mjaftueshëm i mirë. Ndikimi i tij është i vogël, gjithçka që ai bën është në kundërshtim me atë se çfarë flet. Nga tiradat euforike vijnë veprimet të dobëta, të pamjaftueshme për të zbuluar se kush jemi dhe ku po shkojmë.

Sundimtari ka humbur çdo orientim, rri pezull e lëkundet kudo që e përzënë forcat më të fuqishme se ai dhe të gjitha janë më të fuqishme. Të dashuruarit në Putinin kanë qenë në grushtin e tij, por ka ardhur koha që të gjendet diçka më të madhe dhe më të mirë. Sigurisht më i vendosur. Ata u shkëputën nga gjithçka që i mbante dhe u kthyen kah një hero që është në gjendje të pushtojë botën përmes luftës. Ose të paktën ta shtypë nëse nuk e arrin këtë. Nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë me miliona njerëz, madje edhe me ne. Por jo me ta. Fanatikët me një mendje kaq të nënshtruar janë të bindur se mund t’i mbijetojnë vdekjes së kujtdo, e sidomos vdekjes së vet.

Nga Putini më nuk pritet të na ndihmojë, por të shkatërrojë pjesën e botës që ne e urrejmë. Është ky aksioni emocional i skuadrave të stërvitura të krijuara me ngjizjen mëkatare të kleronazizmit dhe të deponive plehrash të një shoqërie të gjymtuar. Një turmë kaotike që është e gatshme të vendosë kontroll edhe mbi atë që e ka prodhuar.

Është një nga modelet e tejmbushjes së tiranisë dhe transferimi i patriotizmit të importuar që mohon vendin e vet. Për shkak të liderit të largët, i cili pushton të gjithë hapësirën emocionale, Serbia bie nga zemra e tyre.

Vetëm kur Vladimir Vladimirovich kërcënoi me luftë bërthamore, ai u bë super ylli i vrimës tonë të zezë. Gjithçka që zvarritet dhe kafshon ka pushtuar qoshet, të fshehur në hiçin anonim dhe po bën luftë “në rrjete” kundër të gjithë atyre që dyshojnë në kuptimin e kërcënimit të shkatërrimit në masë. Ata i gëzohen vendosmërisë së tillë, më tha njëri prej tyre, me shoqërim të ofendimeve të rënda personale, se Londra është objektivi i parë. Ai i referohet personalisht Dimitri Medvedevit dhe premtimit të tij.

Në Londër janë 50.000 bashkatdhetarë tanë, nga rreth 130.000 në Britani. Rreth 700.000 serbë jetojnë në SHBA, dhe 280.000 vetëm në Çikago. Në Nju Jork rreth 80.000, në Paris 60.000, në Gjermani, 450.000. në Austri 350.000.

Këto janë vetëm shifra të përafërta që mund të thonë diçka për botën e gjallë dinamike dhe popullin tonë përtej çdo kufiri dhe mase të patriotizmit të ri pervers. Kushdo që largohet nga këtu shkon në Perëndim e jo në Lindje.

Putin sigurisht që meriton një vend në histori, në letërsi, në muzetë e dyllit përkrah atyre të ngjashëm me të. Me kë do të ngjajë më shumti, kjo do të bëhet e qartë në fund të evolucionit të sundimit të tij. Ai tashmë është bërë frikë nga vdekja dhe zhdukja.

Çfarë është ai për ne, askush këtë nuk e di. Një i afërm imagjinar i largët, një shpëtimtar që fut forcë dhe shpresë, një forcë e ligë mbi të gjitha forcat e liga. Heroi imagjinar i librit komik. Dikush që na është bërë i afërt për arsye që nuk ka, por është bërë i largët me rusët.

Disa lexues do të thonë se edhe kjo temë është e errët. Dhe ata do të kenë absolutisht të drejtë. Unë as nuk mund dhe as nuk dua ta zbukuroj botën rreth meje me ngjyra të ndezura. Është mëkati im nëse keni parë shumë më tepër gëzim dhe arsye për gëzim të përgjithshëm sesa unë. Unë vazhdimisht e kërkoj atë, por ajo më ikën me këmbëngulje.

Disa prej të njohurve të mi veçanërisht të kujdesshëm më rekomandojnë që t’u ofroj lexuesve, derisa ende i kam, të paktën pak optimizëm. Nuk është ndoshta gjithçka aq e errët, që mund të tregoj disa mënyra të rrugëdaljes.

Nuk jam unë ai që i gjen rrugët. E imja është të vë në dukje, me aq sa mundem, pakuptimsinë dhe shpërthimin e urrejtjes që realizohet me dhunë. Mbi ekzistencën e despotëve të fuqishëm që kanë fuqizuar veten për të prodhuar fatkeqësi të mëdha njerëzore.

Profesori Ratko Bozhoviq thotë se në lidhje me gjithçka që ndodh brenda dhe rreth nesh, ne nuk e dimë se çfarë po ndodh në fushën e shikimit apo në prapaskenë. Gjërat janë në mjegull dhe nuk ka vizion të qartë. Të jesh këtu optimist këtu marrëzi./Paparaci

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci