Të fundit

Zyrtare: Ford Fiesta nuk do të prodhohet më

ashmë edhe e konfirmuar. Kompania amerikane Ford nuk do të prodhoj më modelin Fiesta. Ky vendim hyn në fuqi nga qershori i vitit 2023.

Kompania ka njoftuar se do t’i prodhojë tri vetura elektrike deri në vitin 2024. Fordi synon t’i shesë më shumë se 600 mijë vetura në Evropë deri në vitin 2026.

“Në Evropë, po përshpejtojmë përpjekjet tona drejt elektrifikimit të plotë me veturat tona tërësisht elektrike deri më 2030 – dhe të gjitha veturat tona deri më 2035. Teksa po kalojmë në një tranzicion drejt të ardhmes elektrike, do të ndërpresim prodhimin e S-Max dhe Galaxys në Valencia në prill të 2023-s dhe do ta ndalim prodhimin e Fiestas në Koeln të Gjermanisë, kah fundi i qershorit 2023”, ka thënë në një njoftim presidenti i Fordit në Evropë, Martin Sander.

Sipas raportimit, Fiesta pjesërisht do të largohet edhe për shkak të kostos në rritje të prodhimit të veturave të vogla.

Fiesta ka qenë ndër modelet më të suksesshme të Fordit ndër vite, por së fundmi ka ngecur në marrjen e rezultateve pozitive te klientët.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci