Të fundit

Caktohet çmimi për llogaritë verifikuese në Twitter

Njeriu më i pasur në botë dhe pronari i ri i Twitterit, Elon Musk, ka njoftuar se përdoruesit që duan të kenë një shenjë blu pranë emrit të tyre për të treguar që është një llogari e verifikuar në këtë platformë, duhet të paguajnë tetë dollarë, shkruan TechoNews.

Shenja blu pranë emrit të përdoruesit – zakonisht për personalitete të profilit të lartë – aktualisht është falas. Kritikët besojnë se vendosja e një tarife mund ta bëjë më të vështirë identifikimin e burimeve të besueshme.

Musk ka thënë se përdoruesit me pagesë do të kenë përparësi në përgjigje dhe kërkime dhe gjysmën e më shumë reklamave. Ai nuk ka specifikuar se kur do të fillojë pagesa.

“Pushteti për njerëzit! Blu për tetë dollarë në muaj”, shkroi miliarderi në Twitter, duke kritikuar metodën e vjetër të kontrollit të profileve të verifikuara.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci