Të fundit

Një histori e vërtetë për 735 ditë burg të Andrew Brunson

Shkruan: Enver Hasani

Recension i librit “Pengu Zotit” të Andrew Brunson, një histori e vërtetë për përndjekjen, burgosjen dhe qëndresën, më në fund i liruar nga burgjet e Turqisë, në tetor 2018, pas 735 ditësh (fq. 295, përfshirë parathëniet, mirënjohjet, përmbajtjen dhe shënimet biografike për autorin).

Struktura e librit

Libri ka shtatë pjesë, të radhitura në njëzetë e pesë kapituj, epilogun dhe poezinë e autorit “I denjë për gjithçka që jam”, shkruar në burgun e Bucas më 10 shtator 2017. Për ata që nuk e dinë, ky burg ka qenë dyti për nga madhësia në Turqi, i ndërtuar në vitin 1959, ka shëbreyr për të burgosur politik kryesisht. Është mbyllur në vititn 2021 pas një tërmeti atje. Andrew Burnson ka ndenjur nëpër disa burgje, në kushte të rënda, në një dhomë për tetë vetë me njëzetë e një vetë, pa ushqim të duhur dhe kushte themelore për një jetë dinjitoze.

Përmbledhja fakteve të rastit

Në vitin 1993, nga Andrew Brunson u kërkua të udhtojë për Turqi, njëri ndërvendet më të mëdha të paevangjelizuara në botë, për të shërbyer si misionar. Anise ishte hezitues në fillim, shkaku i rrezikut dhe detyrës së vështirë që rrinte përpara, Andrew dhe gruaja e tij Norine besuan se ekzistonte një hir i Zotit që kishte planifikuar një mision të tillë. Ajo që pasoj ishte një zingjirë i sulmeve e kërcnimeve, por edhe i sukseseve në nisjen e kishave të reja nënjë vend ku shumë njerëz kurrë në jetën e tyre nuk kishin takuar një të krishterë. Në ndërkohë që puna me refugjatët nga Siria, përfshirë kurdët, po fitonte vëmendje dhe dyshim njëkohësisht, Andrew e Norin njohën kërcnimin që po i vinte, por pranuan rrezikun dhe vendosën të qëndrojnë në Turqi përvec nëse Zoti u thotë se duhej të iknin.

Në vitin 2016, ata u arrestuan. Anise Shteti turk liroj Nornin, e cila ngeli në Turqi, Andrew u burgos. I akuzuar si një spiun dhe anëtar i atyre që organizuar grushtin e shtetit që dështoj, ai u bë pengu politik, rrëfimi i të cilit shpej mori dhenë dhe u përhap nëpër botë. U lirua nga burgu me instistimin e administratës së presidnetit Donald Turmp më 12 tetor 2018

Libri që kemi përpara sot, “Pengu i Zotit” është një ngjarje e tregim jashtëzkonisht i saktë dhe i vërtetë i burgimit të tij, vuajtjes së madhe dhe lirisë përfundimtare. Çdokush që ka zemrë prej misionari, në veçanti në botën muslimane, do të dashurohet në këtë libër që lidhet për fenë me plot ngarkesa e tensione që mbartë njeriu në jetën e vet.

Esenca e librit, stili shkrimit dhe mesazhi tij

Freskia e narrativit, me thurjen që Zoti me dorën e vet i bën atij, gjatë leximit të bënë të ndihesh sikur je në një tregim klasik, që çdoherë pëlqehet qysh nga mosha e hershme. Pasi ka qenë misionar për 23 vjet në Turqi, Andrew Brunson shpreson se në fund do të fitoj një qendrim permanent në këtë vend. Kur ai dhe gruaja e tij ftohen në stacionin e policisë, ata janë të sigurtë se arsyeja për ftesë është fitimi i lejes për vendbanim të përhershëm. Ai që pasojë në të vërtetë ishte një makth i vërtetë që do të shoqëronte jetën e cifit për vitet që do të vinin. Aty atyre iu tha se ishin të dyshuar për lidhje me grupet terroriste dhe mënjherë u dërguan në burg. Pas disa javëve Norin u lirua, kurse Andrew u fut në celi të vetmisë, për të kaluar mbi 700 ditë në burg. Kohën më të madhe të burgut e ka kaluar duke në luftë me besimin e tij, deri në pikën që, përkundër besimin në Krishtin, u josh për të bërë vetëvrasje për të përfunduar presionin me të cilin po ndeshej. Për fat të mirë, të tjerët rreth tij e panë se cfarë po ndodhte me te dhe jeta e tij u kursye. Kjo, megjithatë, nuk zvogëlon luftën shpirtërore me të cilën u ballafaqua gjatë kohës atje.

Sipas meje, pjesa më e bukur dhe më e pëlqyer i librit “Pengu u Zotit”, sigurisht edhe pjes më e vështirë për ta treguar me fjalë, është ajo që portretizon fëmiun e Zotti duke luftuar me besimin e vet, por që nuk dorëzohet në atë që beson. Kjo është pjesa më e fuqishme që përshkon krejt librin dhe përcon mesazh universal për durim dhe përkushtim për atë që njeriu beson. Shumë tregime që kemi lexuar për misionarët dhe njerëz të tjerë që kanë kaluar në burgje për besimin, fenë dhe bisndjet e tyre, na kanë treguar edhe për gëzimin e atyre që kanë vuajtur që kanë ndier nga prezenca e Krishtit, madhështia e të cilit ka ngritur njerëzit e përvujtur në nivelin e duhur për të përmballar vaujatjet.

Një cilësi tjetër i libirt ëhstë stili i shkrimit. Ky tregim, sado i dhimbshëm deri në pafundësi, i vështirë për ta digjestuar në mendje, tregon për përpjeket e autorit për të parë përtej vetvetes, në kohën më të madhe. Autori ka qenë i rrethuar me musliman tërë kohën, pa pasur asnjë ndikim kristian afër vetes, me lejen për vizitë apo për t’i shkruas së tij vetëm disa herë, shumë rrallë sipas çdo standardi civilizues. Kjo nuk ka qenë gjë e lehtë. Autori ka bërë një punë të mrekullueshme duke treguar ngjarjen personale, në të njëjtën kohë që lejon madhështinë e Krishtit dhe besimin në te të përshkoj tërë narrativin e librit dhe përjetimit krejtësisht individual.

Pas leximit të librit “Pengu i Zotit”, lexuesi do të mishërohet me një opërvojë personale, por më fuqi marrmendësi mobilizuese për besimin në Krishtin edhe atëherë ku ndjenjat dhe ngjarjet e jetës gënjenë e zhgënjejnë njeriun. Ata që kërkojnë të dinë më shumë për misionet moderne, Turqinë e sotme, dhe si të ndiqet rruga Zotit edhe atëherë kur ajo nuk ka kuptim shkaku vrazhdësisë e vështirësive që sjell jeta, duhet ta lexojnë këtë libër. Këtë duhet ta bëjnë edhe jo të krishterët dhe ata që nuk kanë mision fetar, sepse mesazhi i librit është shumë universal. Çfarëdo që bën ose nuk bën, e thotë dikund Andrew Brunson, me kuptim veprën ose mosveprimin e Zotit, unë do të të ndjekë. Kjo është thelbi i krejt mesazhit të këtij libri – njëriu kurrë nuk duhet të humb besimin në Zotin.

Sipas pjesëve, libri ndjek një dinamikë të njëjtë, duke kaluar nga kpiutlli në kapitull pa hetuar se ke kaluar në një pjesë tjetër të librit. Kjo tregon pasionin e autorit për të mbajtur narrativin të lidhur për një mesazh – mesazhin e besimit të Zoti edhe atëherë kur njeriu mendon ai ai e ka braktisur. Koha për tu kthyer në shtëpi mban titullin kapitulli parë i pjesës së parë, dhe flet për thirrjes që Zoti ia kishte drejtuar autorit të librit, i cili pas arrestimit dhe dërgimit në burg nuk e ndien vetminë e as nuk thehet, sic na shpjegon në dy kapitujt që pasojë, atëherë kur ka vuajtje fizike, por kur gardianët ia kumtojnë lajmin se nuk mudn të ketë vizitorë Norinin, gruan e tij, për faktin se ëhstë i huaj (sic!). Njëriu që kishte shkuar për të shëbryer si misionar i Zotit, ndihej i huaj në tokën e tij ! Gjendja e rrëfyesit në këtë libër sikur përmirësohet në kapitullin e gjashtë, kur tregon sesi merr një libër, e cila përmbante vargje të Biblës, librin “Lutjet për të forcuar njeriun e brendshëm” të Majk Bajkëll (Mike Bickle), të cilën ia kishte sjellur Norin në ato vizitat e saj të pakta. Këtë libër Andrew e vlerëson më shumë se floririn, sepse e ka ndihmuar për të lexuar disa lutje atëherë kur fjalët dhe mendimet e tij mjgeulloheshin nga frika. Kapitulli mbyllet me një dëshpërim të sërishëm të autorit sepse lëvizjet e dhomës së burgur, qelisë, bëjnë që më mos të ketë shikim kah porta dhe parkingu u i burgut, ku shihte Norinin duke u lutur për te dhe duke hyrë në vizitat e saj të rralla. Edhe kapitulli i shtatë ka vijimësi, ku narracioni është përplot me betëja mendimesh mes autorit dhe vetes së tij, në ndërkohë që vjen një Hasani dhe i ndërron dhomën e qelisë, duke dërguar në pjesën ballore të godinës së burgut Harmandali, nga ku mund të shihte norinin duke u falur e luftur për te atëherë kur nuk i dhanë lejen për të parë Andrew-n. Mes dilemave nëse ka Zot dhe nëse ai do të ketë mëshirë ndaj tij, që Andrew kësaj here i shpreh përmes vargjeve të Biblës që ia ka sjellë brenda Riberti, oficeri konsullor i Amerikës në Turqi, atij i kujtohen fjalët e misionarit Zinzendorf nga shek. 18-të, që kishte ndaluar hedhjen në detë të njerëzve kur kapiteni i frikësuar kishte thënë se anija do të fundosej. Pse edhe mua nuk më vjën një paralajëmrim si ky, o Zot, thërrët autori, duke kërkuar nga Norin deshifrimin e ëndërrave të miqëve të tyre belgjikas që shihnin autorin sesi dilte nga burgu i Harmandalisë. Në kapitullin e tëtë, të fundit të pjesës së dytë, që autori e ka titulluar “Ujku”, për të treguar ashpërsinë e një prokuror turk nacionalist që e kishte akuzuar për pjesmarrje në grusht-shtet dhe përkrahje për lëvzijen gyleniste atje, në një kohë që autori na tregon se asnjëherë nuk ka mbajtur fjalim apo kontakt me atë lëvizje, as që ka qenë në gazetën “Zaman”, apo ka predikuar për cënim të tërësisë territoriale të Turqisë dhe të drejtat e kurdve lokal për autonomi. Ujku më kapi, janë fjalët e fundit të këtij kapitulli, që dikund sërish përmban tone zhgënjyese e dëshpëruese të narratorit ndaj Zotit: një kryq i vogël, që ia kishte dhënë Norini në burgun paraprak në Isikenti, shkruante se të gjitah gjërat bashkëveprojnë për të mirnë e atyre që duna Perëndinë, dicka që dukej utopi dhe iluzion i largët për Andrew-n tani në duart e prokurorit-ujk me emrin Okan Batu. Krejt pjesa e dytë e librit përshkohet nga makthet e vuajtjet e autorit në duart e gjyqeve dhe prokurorëve turq me akuza të sajuara për diçka që ai as idenë nuk e ka.

Pjesa e katërt, që nis me kapitullin “Peshkaqeni” dhe pjesa e pestë, në tërësi i kushtohet rropatjeve psikologjike të autorit për mbijetësë dhe dilemave për të vrarë vetveten, pasiqë cilësimi para shpalljes së dënimit, që po i bëhej nga autoritetet dhe mediet turke ishte i padrejtë: ishte shpallur “Prifi spiun”, agjent i CIA-s që trajnon komandot e fshehta turke të rebeluara për të rrëzuar regjimin turk të kohës dhe çka nuk ishte thënë për te në vendimin përfundimtar dënues. I vetëm dhe me Biblën në dorë, duke dëgjuar lutjet e Zotit dhe të gruas së tij Norin, Andrew arrinë të mbijetoj. Nuk kishte lëvizur nga vendi kur një termet kishte goditiur një burg të sigurisë së lartë ku mbahej pas dënimit, duke lutur Zotin ‘vrastar” për ta marrë në qiell. Kjo tregon për vendosmërinë e autorit të librit për sakrificë dhe mbijetësë në kushte krejtësishjt cnjerëzore të burgut në Sakran. Pjesët tjera deri në fund i kushtohen seancave dhe gjykimit deri në shpalljen fajtor dhe lirimin e tij, për shkak se dënimi kishte qenë pesë vite, por llogaritja e kohë së burgut bënte që ai njëkohësisht dhe në mënyrë paradoksale të lirohej mënjëherë. Pas thirrjes së një prokurori turk nga Ankaraja, që donte të dinte nëse Andrew do ushtronte ankesë, atë natë erdhi avioni special për ta marrë dhe dërguar në Darmstat të Gjermanisë, një bazë ushtarake amerikane atje. Të nesërmën autori përshkruan mrekullinë e Zotit lutjet dhe takimin me presidentin Trump dhe stafin e tij të ngushtë.

Epilogu paraqet një pjesë të librit ku pastori Andrew na tregon në mënyrë të sinqertë se si kishte vuajtur deri në shkallën e dëshpërimit, por kurr pa mohuar Jezusin Perëndi, që po e testonin pikërisht duke ditur besimin e tij. Në një vend, Andrew na thotë se i mungojnë ditët e burgut sepse atje ka qenë më afër fytyrës së Perëndisë dhe ka krijuar përvojën e takimit me te, që kurrë nuk do ta kishte pasur.

Libri në përgjithësi përbën një rrëfim personal, pa asnjë urrejtje apo akuzë ndaj të tjerëve. Përkundërazi, ai falë edhe ata që i sheh si fajtorët kryesor për vuajtjet e tij. Akuzon medien dhe gjyqet si të anshëm, diçka që e kanë bërë edhe institutcionet ndërkombëtare e evropiane kur kanë analizuar e vlerësuar gjendjen në Turqinë e sotme. Kjo nuk përbën një risi. Edhe OKB e tha këtë pas lirimit se Andrew Brunson, duke konstatuar se ai ishte përndjekur për shkak të bindjeve fetare dhe origjinës së tij. Libri tregon edhe për ndikimet që arrestimi tij ka pasur në diplomacinë e Lindje të Mesme dhe në marrëdhëniet e biznesit privat turk me biznesin amerikan, përfshirë këtu ndikimin nw vënien e sanksioneve ndaj Turqisë nga administrata Trump, anise bëhej fjalë për një aleat të çmuar të NATO-s dhe perëndimit përgjithësisht.

Poezia

Në gjashtë strofë, me vargje të ngjeshura, autori shpreh besnikërinë e tij të patundur në Krishtin, Qengjin e Perëndisë, si burimin e frymëzimit dhe qëndresës së tij në burg. Që në strofën e parë, ai ofron lotët e dhembjet e veta, si një ofertë që dëshmon për besnikrinë nga Krishtit edhe në ditët e vështira me të cilat e ballfaqoi jeta. Kërkon mësim nga Krishi, Biri i Zitit, për të ndarë vuajtjet në bashkësi më të tjerët, duke nënkuptuar me këtë edhe mirëkuptimin e thellë të tij me vuajtjet e Krishtit Zot.

Dinjitetin e vet të shkelur nga autoritetet politike turke, autori e kërkon në lavdinë e Krishtit, që e paraqet për lexuesit në strofën e dytë, ku thotë se lavdinë e Birit të Zotit do ta ndaj me te vetëm nëse kjo nënkupton edhe vuajtjen nëpër të cilën ai ka kaluar gjatë shkrimit të saj.

Strofa e tretë është apel për mosdorëzim, duke u mbështetur në Krishtin, bartësin e kryqit, kombëngulësin e besnikun e Zotit deri në fund, krejt me qëllim të qëndrimit ndaj sporvave dhe pranimit të kurorës së jetës. Ky apel për qëndresë stoike vijon edhe në vargjet në vijim të strofës tjetër, që barazon shpalljen e Krishtiti me shpalljen e Zotit para vetë autorit të vargjeve në orët e tija më të errëta: Jezus, besniku që më do, gjithmonë i mirë e i vërtetë, ti më ke bërë tëndin, ti je i denjë për gjithçka që jam, janë vargjet përmbyllëse të kësaj strofe, ku autori na dëfton për njëjtësimin e tij me Jesusin, me vuajtjen e tij dhe dinjitetin e nëpërkëmbur.

Me vetëdije të plotë, i përvuajturi në burgjet turke, dëshmon për joplotninë e përpjekjeve të tij para Jezusit, për misionin e vet të papërmbushur për shkak të gjërave të pakryera; imagjonon ditën kur të takohet me Birin e Zotit, i cili do t’i jap shpërblimin për vuajtjet dhe përpjekjet e sforcuara për paqe e lumturi në këtë botë. Në këtë strofë, të parafundit, autori në Jezusin sheh gëzimin pafund, çmimin drejt të cilit rend teksa duron poshtrimet dhe mizoritë e autoriteteve të pushtetit politik.

Në strofën e fundit ripërsëriten referenet për barazimin e autorit me Jezusin, me vujtjet e njërëzimit dhe vlerën që ato kanë për përhapjen e besimit në Zotin dhe birin e tij, në mirësinë e Ungjillit dhe përhapjen e tij, në jetën me dinjitet e respekt.

Në Prishtinë, më 31 tetor 2022

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci