Të fundit

Serbët vendosin t’i lëshojnë institucionet e Kosovës

Lista serbe ka bërë sot të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut të Kosovës në Zveçan.

Siç raportojnë mediat në gjuhën serbe takimi përfundoi vetëm pas gjysmë ore dhe kryetari i Listës Serbe ka lexuar konkluzionet e takimit.

Kështu, sipas tij, përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të Kosovës vendosën të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, “deri në momentin që Prishtina të tërheqë vendimet për riregjistrim të automjeteve dhe të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe”.

Kështu, kryetari i Listës Serbe dhe ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Ndërsa Igor Simiq ka bërë të ditur se po dorëzon dorëheqje të parevokueshme si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci