Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, prej vitesh tashmë ka ndërtuar një karrierë të pasur e mjaft të suksesshme në tregun muzikor ndërkombëtar.
Ajo vazhdimisht është pjesë e tabloideve të huaja duke u komentuar për të arriturat në muzikë, paraqitjen e jashtme e herë pas here edhe për jetën private.
Ylli nga Peja kësaj radhe ka njoftuar fansat se ka shënuar një tjetër sukses të madh në jetën profesionale.
“Rita Ora është emëruar njëra nga artistet më të dëgjuara femra të shekullit 21”, ka qenë postimi që ka shpërndarë në Instagram ndërkohë që ia ka bashkangjitur edhe disa poza të tjera atraktive.