Të fundit

Befason Enca: Javën tjetër mbushi 14 vjet

Këngëtarja Enca është gjithmonë në qendër të vëmendjen, e më së shumti për shkak të veprimeve shpesh herë të pahijshme në rrjetet sociale.

Por, këngëtarja pëlqehet dhe ndiqet nga një numër i madh adhuruesish ku vetëm në Instagram numëron 2.3 të tillë.

Këngëtarja nga Shqipëria, prej ditësh ka nis pushimet në Dubai, ndërsa ka njoftuar se javën e ardhshme do të festoj ditëlindjen.

Mirëpo në disa postime që ka bërë së fundi në InstaStory, Enca me shaka ka thënë se do të mbush 14 vjet.

“Sa vjeçe dukem? Të gjithë po më thonë 13 kështu vendosa që javën e ardhshme t’i mbush 14 vjet, po vjen ditëlindja e mbretëreshës së shigjetarit”, ka shkruar Enca në disa postime.

Në fakt këngëtarja ka lindur me 19 tetor 1995, dhe mbush 26 vjet.

Ndërkohë, Enca gjatë këtij sezoni ka qenë larg angazhimeve muzikore, kënga e saj e fundi është “Rakia” e cila u publikua edhe me videoklip.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci