Të fundit

Sonte kundër Polonisë vendoset vendi i dytë: ja gjithcka duhet të dini për Shqipërinë

Shqipëria është gati të luajë shansin vendimtar për të arritur në playoff të kualifikuesev për Kupën e Botës Katar 2022. Në Air Albania, në orën 20.45, kuqezinjtë do të sfidojnë Poloninë e Lewndowskit që ka një pikë më pak, por na ka mposhtur 4-1 në Varshavë.

Shqipëria është në vendin e dytë, por për të siguruar pozitat sonte, në Air Albania, kuqezinjtë duhet të mundin Poloninë në Tiranë.

Situata është e thjeshtë, në këtë mënyrë do të kishim gjithcka në duart tona dhe nuk do të ishim të kushtëzuar nga të detyruarit për të bërë rezultat kundër Anglisë, në kohën kur ndeshjen e fundit e luajmë në shtëpi me Andorrën.

Polakët kanë në anën e tyre fitoren tronditëse 4-1 ndaj me pikë trë barabarta do të ishte Lewandoëski e të tjerët që do të kalonin në playoff. Barazimi në ndeshjen e të martës do të ishte gjithashtu kompromentues, për faktin se me skuadrat që janë 1 pikë distancë nga njëra tjetra, në sfidat e nëntorit kuqezinjtë do ti duhej të bënin tre pikë me Anglinë, për të mos lejuar parakalimin e polakëve, që në të njëjtën ditë luajnë me Andorran.

Kjo hipotezë duket e vështirë por është mundësia e vetme për të ruajtur vendin e dytë, nëse nuk mundim Poloninë në ndeshjen direkte. Cdo rezultat tjetër me Anglinë (në barazimin hipotetik të kuqezinjve me polakët) do ti lejonte të besuarve të Paolo Sousës të kalonte një ose dy pikë mbi Shqipërinë, me ndeshjen e fundit që ata do ta luajnë në shtëpi me Hungarinë.

Në këtë raste mbetet vetëm që magjarët të bëjnë mrekullinë në fund e të fitojnë në Varshavë, ndërsa Shqipëria të ndeshet me Andorran në Tiranë.

Sokol Cikalleshi ka tronditur ambjentin kuqezi, vetëm pak orë përpara ndeshjes, kur është mësuar se sulmuesi ka dalë pozitiv me Covid dhe nuk do të jetë i disponueshëm. Kështu, Cika i shtohet Bekim Balajt të dëmtuar, duke e lënë rolin vetëm në këmbët e Brojës.

Mungesë tjetër e rëndësishme është ajo e Berat Gjimshitit, i cili dje kreu operacionin në parakrahun e frakturuar dhe do të jetë një muaj jashtë fushave.

Në mesfushë, për shkak kartonësh nuk është i gatshëm edhe Endri Çekiçi, që kundër Hungarisë luajti nga minuta e parë. Të gjithë këtyre i shtohet edhe Hoxhallari po ashtu pozitiv me Covid, duke e cuar në pesë numrin e lojtarëve që nuk do të jenë në dispozicion të Edi Rejës.

Në këtë situatë, Armando Broja e Rei Manaj do të jenë titullarët e sulmit, me Uzunin që jo vetëm duhet të pushojë, por edhe shpenzoi shumë para portës në Hungari dhe tekniku Italian e di se kundër polakëve efikasiteti duhet në maksimum.

Në portë është i sigurtë Berisha, i konfirmuar nga prezanca si kapiten në konferencën e shtypit një ditë më parë. Linja e mbrojtjes me tre qendrorë e dy në krahë do të jetë ajo që mbylli ndeshjen në Budapest: Ismajli, Kumbulla dhe Veseli i cili do të zëvendësojë Gjimshitin dhe krahët do të plotësohen nga Hysaj dhe Trashi.

Mesfusha do të formohet nga Keidi Bare, Klaus Gjasula e Nedim Bajrami, që pritet të plotësojë treshen e mesfushorëve dhe të bëjë lidhjen e mbrojtjes me sulmin duke krijuar aksionet sulmuese të skuadrës, në mungesë të Cekicit.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci