Të fundit

Kroatët “të çmendur” pas kombëtares, shpalosin në Doha flamurin 200 metra të gjatë

Tifozët kroatë janë ngritur në këmbë që nga orët e para të mëngjesit dhe janë gati për të pritur ndeshjen e xhiros së parë të Botërorit në Katar kundër Marokut.

Me këtë rast ata sollën edhe një flamur të veçantë 200 metra të gjatë dhe 100 kilogramë, të cilin e shpalosën mëngjesin e sotëm në qendër të Dohas.

Mediat kroate paraprakisht shkruanin se ka mbërritur si ngarkesë speciale me avion nga Zagrebi në Doha dhe se për ta lëshuar atë nga aeroporti nga doganierët duhet marrë leje speciale nga policia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Love Croatia (@volimhrvatsku)

Për hir të sigurisë, në doganë nuk donin t’i linin asgjë fatit, ndaj kontrolluan flamurin. E shpalosën të gjitha dhe e paketuan sërish. Ishte një proces që zgjati më shumë se një orë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Love Croatia (@volimhrvatsku)

Kroacia hap Kupën e Botës sot në orën 11:00 me ndeshjen e xhiros së parë kundër Marokut.

Ndeshja luhet në stadiumin Al Bayt në Al Khor dhe sipas opinionit publik, Kroacia është favorit i lehtë në këtë ndeshje.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci