Të fundit

Gjermania nuk e harron kampanjën “One Love”, synon padi kundër FIFA-s

Federata gjermane e futbollit është duke shqyrtuar procedurat ligjore për të iu kundërpërgjigjur FIFA-s për ndalimin e kampanjë “One Love”.

Gjermani së bashku me gjashtë federata tjera ishte pjesë e kampanjës “One Love” për të përçuar një mesazh kundër diskriminimeve në Katar, mirëpo e njëjta u ndalua nga FIFA.

Kapitenët e ekipeve përkatëse do të mbanin shiritin shumëngjyrësh, por të njëjtin do të ndëshkoheshin nga gjyqtari kishte paralajmëruar FIFA.

Pas dorëheqjes nga kampanja, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Sport (CAS) lidhur me ndalimin e FIFA-s, e cila vetëm sa ka shtuar kritikat më të gjera për vendimin e saj për t’i dhënë Katarit Kupën e Botës.

“FIFA na ka ndaluar të tregojmë diversitet dhe të drejtat e njeriut”, deklaroi një zëdhënës i DFB për Welt. (FIFA) e kombinoi këtë me kërcënime masive për sanksione sportive pa i specifikuar ato. DFB po kontrollon nëse ky veprim i FIFA-s ishte i ligjshëm”.

DFB do të shpresojë që veprimet ligjore do të anulojnë vendimin e FIFA-s për të ndaluar shiritin në kohë për të lejuar kapitenin Manuel Neuer ta mbajë atë kur kombëtarja gjermane të përballet me Spanjën të dielën – pa marrë masa ndëshkuese.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci