Të fundit

Mediat serbe akuzojnë gjyqtarin për humbjen nga Brazili

Brazili ka fituar me rezultat 2:0 sot ndaj Serbisë.

Dy golat e Richarlison fundosën serbët, të cilët e nisin me humbje Kampionatin Botëror.

Por, këtë humbje nuk e pranuan mirë mediat serbe.

Mediumet në Serbi shkruajtën se ata mposhtën Neymarin, teksa akuzuan referin për vendimet e tij.

“Iraniani (referi) është i turpshëm, i turpshëm dhe i turpshëm. A ka mundësi të lëpijë kaq shumë yjet e Brazilit?” shkruan Kurir, i cili nuk ndalet me kaq: “Ne mundëm Neymar. Një nga yjet më të mëdhenj të futbollit kaloi në duart e lojtarëve tanë! Një numër i madh faullesh ndaj tij”.

Titulli i Telegrafit serb thotë “Serbia hesht dhe shikon, Brazili dominon”, dhe pranë tij shkruan: “Zoti i drejtësisë gjëmonte në Katar, të gjithë Shqiponjat kënduan në unison”.

B92 shkruan: Gjyqtar ku e ke bilbilin? Në të njëjtën kohë, ai vë në pah mjeshtërinë e Richarlison dhe faktin se Brazili është ende favoriti më i madh i Botërorit, i cili pësoi humbjen e fundit një vit e gjysmë më parë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci