Të fundit

Tronditëse: Burri vret gruan në Prishtinë

Një burrë me inicialet I.G., 70-vjeçar, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, 63-vjeçare, të premten në mëngjes në Prishtinë.

Dyshimet e para janë se krimi ka ndodhur brenda familjes, ku një person ka privuar nga jeta gruan e tij.

Policia ka konfirmuar rastin, raporton Paparaci.

“Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën Mark Isaku në Prishtinë”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

I dyshuari është vetdorëzuar në Stacionin Policor në Prishtinë dhe është dërguar në mbajtje, ka bërë të ditur një zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç”, ka thënë policia.

Organet e rendit kanë thënë se tani ekipet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha policia.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci