Të fundit

​Ekspozohen 110 piktura të Rexhep Selimit

Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka dërguar nga Haga rreth 110 piktura të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës janë ekspozuar për publikun në prag te përvjetori të pavarësisë së Shqipërisë.

Në hapjen e kësaj ekspozite kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili edhe njëherë theksoi se Selimi dhe ish krerët e tjerë të UCK-së po mbahen padrejtësisht në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Ai i ka dërguar prej Hagës atje ku po gjykohet por ku ende nuk ka filluar gjykimi, po akuzohet pa aktakuzë së bashku me bashkëveprimtarë të tjerë me ish kryetarin e Kuvendit Krasniqi, me ish kryetarin e Kuvendit Veseli, me ish presidentin Thaçi.

Jemi të vetëdijshëm si popull për drejtësinë dhe pastërinë e luftës sonë çlirimtare”, ka thënë Konjufca.

Ai ka kujtuar periudhën kur ish deputeti Rexhep Selimi e kishte njoftuar me pikturën e tij të parë.

“Rexhep Selimi përmes punës së tij po tregon që është në mesin tonë, po komunikon me ne përmes artit dhe pikturave që na i ka dërguar prej atje. E patë edhe ju, dhe dua të ndaj disa kujtime sa i përket momentit kur për herë të parë e mora vesh që Rexha ka filluar me pikturu. Ishte befasi, viti 2016 jo fort moti kur Rexha ma dërgoi pikturën e tij të parë, na dërgoi në telefon, më duket kam qenë në Shqipëri, dhe tha çka mendon për këtë pikturë. Me aq sa kam njohuri edhe për artin tonë kosovar thashë kjo me siguri duhet të jetë një pikturë e Simon Shirokës përfërsisht”, ka thënë Konjufca.

Në hapjen e kësaj ekspozite po marrin pjesë qytetarë të ndryshëm, deputetë, politikanë të subjekeve të ndryshme në Kosovë.

Bashkëshortja e Rexhepit, Shqipe Selimi ka thënë se sot nuk dua të flas më shumë, sepse këtu më shumë flasin pikturat e ekspozuara.

“Sot nuk dua të flas më shumë, sepse këtu më shumë flasin pikturat e ekspozuara. Më vjen më që edhe unë kam dhënë një kontribut duke bartur nga Haga në Kosovë. Vlerën artistike unë mund ta jap, por këtë e bën të veçantë vendi dhe koha ku janë realizuara. Presim qe Rexha dhe të akuzuarit të tjerë të kthehen”, ka thënë ajo

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci