Neymar do të humbasë fazën e grupeve pas lëndimit që pësoi mbrëmë gjatë ndeshjes kundër Serbisë.
Neymar nuk do të luaj në dy ndeshjet e ardhshme të Brazilit kundër Zvicrës dhe Kamerunit, ndërsa do të jetë i gatshëm për fazën eliminatore në rast se Brazili kualifkohet tutje.
Sulmuesi brazilian ka pësuar dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës në fitoren e Brazilit mbrëmë ndaj Serbisë me rezultat 2:0.
