Të fundit

Me çfarë pasaporte udhëtoi Kurti në shtetin që nuk e njeh Kosovën?

Çdo kosovar që merr vizë shengen, në të shkruan se nuk mund të udhëtosh për në Spanjë. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në këtë shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për të marrë pjesë në kongresin e Internacionales Socialiste.

Kurti, pos shtetësisë së Kosovës e ka edhe atë të Shqipërisë. Shtetasit e Shqipërisë mund të udhëtojnë pa viza në zonën shengen përfshirë edhe kryeministrin.

Paparaci ka pyetur zyrën e Kurtit se me çfarë pasaporte ka udhëtuar ai në Spanjë, por zyrtarët e shumtë të qeverisë kanë refuzuar të përgjigjen. Ata madje nuk janë përgjigjur as në thirrjet telefonike të redaksisë.

Në të kaluarën kur politikanët kosovarë kanë udhëtuar në Spanjë, ky shtet u ka vendosur viza në një letër e jo në pasaportë.

Isa Mustafa, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës ishte detyruar ta marrë vizën në një letër e jo në pasaportë.

Procesi i liberalizimit të vizave sërish është shtyrë edhe pse grupet punuese në Bruksel kanë arritur dakortsinë që jo më larg se në 1 janar 2024 kosovarët  të udhëtojnë pa viza.

Vendimi pritej të merrej në këshillin e ministrave të BE-së, por që kjo shty për shkak të krizës në veri.

Udhëtimi i Kurtit në Spanjë, e përfaqëson Kosovën, Lëvizjen Vetëvendosje si parti në Kosovë apo Shqipërinë, shtet ky që përfaqësohet nga Edi Rama si kryetar i partisë socialiste të Shqipërisë?/Paparaci/

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci