Të fundit

Krasniqi mohon zërat për largimin e Munishit: Në asnjë moment nuk e kemi menduar

Drejtori sportiv i klubit të futbollit Prishtina, Driton Krasniqi ka mohuar zërat për largimin e mundshëm të Ismet Munishi nga pozita e trajnerit.

Krasniqi ka theksuar se janë të kënaqur me punët e Munishit te Prishtina, ndërsa ka shtuar se nuk e kanë menduar asnjëherë largimin e tij.

“Ne jemi shumë të kënaqur me punën e trajnerit Ismet Munishi dhe shtabit teknik. Në asnjë moment nuk kemi menduar për zëvendësim të trajnerit dhe nuk kemi biseduar me asnjë trajner pasi që e kemi trajnerin Munishi me të cilin jemi shumë të kënaqur. Dihet se në javën e fundit kemi kaluar nëpër krizë të rezultateve e mendoj se çdo klub ka kaluar e do të kaloj nëpër kriza të tilla. Skuadra jonë po e vazhdon punën në qetësi dhe besojmë fuqishëm se së shpejti do t’u rikthehemi rezultateve pozitive”, ka thënë Krasniqi për Shqip.com, tranmeton Paparaci.

Prishtina pas 16-të ndeshjeve të zhvilluara ndodhet në pozitën e katërt me 23 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Trepçës ’89 të dielën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci