Të fundit

Komentatori i RTK-së refuzon t’ua përmend emrat futbollistëve serbë në Botëror

Arben Berisha, komentator i sportit në Radio Televizionin e Kosovës, ka refuzuar t’ua përmend emrat futbollistëve serbë gjatë komentimit të ndeshjes, Kamerun-Serbi.

Radio Televizioni i Kosovës ka të drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të Kampionatit Botëror në Kosovë, ndërsa sot komentatori Berisha ka refuzuar të komentojë aksionet e ekipit serb.

Kameruni dhe Serbia kanë zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të xhiros së dytë në Kampionatin Botëror, ku ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë.

Serbia ka shënuar tre gola, po aq sa edhe Kameruni, mirëpo për dallim nga komentimi i golave të Kamerunit, komentatori Berisha nuk ka komentuar detajisht edhe golat e Serbisë.

Gjatë tërë ndeshjes, e sidomos në repartin defanziv, Berisha nuk ka komentuar emrat e futbollistëve serb, por ka vendosur ta komentojë në përgjithësi ndeshjen.

Kameruni e Serbia ndodhen në Grupin G, ku deri më tani kanë vetëm nga një pikë, për dallim nga Zvicra e Brazili që kanë nga tre sosh.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci